Avioni i mallrave rrëzohet dhe përfshihet nga flakët, shkon në 7 numri i viktimave

Një avion mallrash i kompanisë UPS është rrëzuar menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Louisville në SHBA, duke shkaktuar të paktën shtatë viktima, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet pasi hetimet në vendngjarje vijojnë.

Avioni UPS Flight 2976, një McDonnell Douglas MD-11 me destinacion Hawaii, u rrëzua rreth orës 17:15 me orën lokale, me tre anëtarë të ekuipazhit në bord, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA) dhe vetë kompanisë UPS. Katër viktima të tjera ndodheshin jashtë avionit, në ndërtesat ku ai u përplas.

Pamje e publikuara në media dhe rrjete sociale tregojnë motorin e majtë të avionit në flakë gjatë tentativës për ngritje, përpara se ai të shpërthente, duke krijuar një shtyllë gjigante tymi e zjarri. Avioni, i cili kishte në bord rreth 144 mijë litra karburant, u nis për një udhëtim prej 6,920 kilometrash drejt Havait, por humbi kontrollin dhe doli nga trajektorja, duke u përplasur në hangarë dhe ndërtesa rreth 8 kilometra larg aeroportit.

Pamjet ajrore nga helikopterët lokalë treguan zjarr që përhapej në një zonë prej qindra metrash, ndërsa dhjetëra automjete emergjence dhe ambulanca ndodheshin në vendngjarje.

UPS ka pezulluar përkohësisht operacionet në qendrën e saj më të madhe logjistike në Louisville, që zakonisht trajton mbi 400 mijë pako në orë dhe operon me 300 fluturime në ditë. Avioni i përfshirë në aksident ishte një nga 27 MD-11 që përdoren nga linja ajrore e UPS, e cila zotëron rreth 500 avionë mallrash.

Related Posts

Ulje temperaturash dhe reshje dëbore, ndodh e papritura neser

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të vijnë në pakësim, dhe përqendrohen përgjatë maleve…

Autobusi bie ne humbere, ka te..

Një aksident trafiku ka ndodhur në Meksikë, ku kanë mbetur të paktën 8 persona të vdekur dhe 19 të plagosur, pjesa më e madhe e tyre pasagjerë….

Tr*nditëse, gjenden të vd*kur 4 anëtarët e një familjeje

Dy burra dhe dy gra të së njëjtës familje, nga Lihtenshtejni u gjetën të vdekur këtë javë, tha policia të enjten ndërsa po heton rastin e pazakontë…

Udhëtim në 122 vende, edhe pa viza/ E 46-ta në botë, rritet fuqia e pasaportës shqiptare, qytetarët mund të…

Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në Indeksin e Pasaportave Henley, renditja ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave dhe lëvizshmërinë globale të qytetarëve. Sipas të dhënave…

Aksident tragjik në vend, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari që drejtonte një nga mjetet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, ku pas përplasjes së dy automjeteve…

Çfarë ndodhi në shtëpinë e BBVip? Banorët futen me urgjencë brenda pasi… (Video)

Banorët e Big Brother VIP 5 po testojnë shkathtësinë dhe forcat e tyre me lojërat e para që Vëllai i Madh u ka dhënë. Në sfidën e…