“Nëse do ishte gjaIIë, do t’i thoja se…”/ Rrëfimi drithërues i nënës së 13-vjeçares që u vr* në Itali: Ia ndalova të takohej me të, instinkti më tha se rrezikonte

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila një vit më parë nga miku i saj i cili e shtyu nga ballkoni i banesës ku ajo jetonte me mamanë, ishte një ngjarje që la pas një dhimbje të madhe.
Pas një viti, Gjykata e të Miturve në Bolonja vendosi ta dënonte autorin me 17 vite burg. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel me gazetarin Jon Lumani, mamaja e Aurorës, Morena Corbellini, tregon se si e përjetoi ajo vendimin e gjykatës.

Ajo e përshkroi Aurorën si një vajzë të mbyllur dhe të turpshme, të ëmbël e plotë dritë, e cila kishte dëshirë që të bëhej psikologe dhe të udhëtonte botën. Sa i përket vendimit të Gjykatës, ajo u shpreh se autori mori dënimin maksimal, por që nuk ishte i mjaftueshëm, pasi vajza e saj nuk jeton më, duke shtuar se ajo nuk kishte asnjë lidhje dashurie me autorin, por vetëm njohje si shokë.

“Të sqarojmë një gjë: Aurora nuk kishte një lidhje dashurie, ajo ishte vetëm 13 vjeç, kështu që bëhej fjalë për diçka pak më shumë se një miqësi. Fakti që gazetarët e paraqitën si “të dashurin” e saj, sepse kështu tingëllonte më sensacionale, nuk përputhet as me fjalët e mia, as me realitetin. Megjithatë, po, isha në dijeni të kësaj simpatie.

Vendimin e gjykatës e kam pritur pozitivisht nga ana ligjore, por si nënë nuk do të mund të jem kurrë plotësisht e kënaqur, sepse asgjë nuk do të ma kthejë Aurorën. Ai megjithatë është gjallë, mund të qeshë, të bëjë shaka dhe të mendojë për një të ardhme pasi të ketë kryer dënimin, vajza ime është bërë hi nga dora e tij.

E përsëris, nga ana ligjore dhe për llojin e procesit, ky është pothuajse maksimumi që mund të jepej, por për mua nuk është i drejtë, nuk ekziston një dënim i mjaftueshëm për kë ka vrarë vajzën time”, rrëfen ajo.

Corbellini shton se prej kohësh ia kishte ndaluar Aurorës të dilte me të riun që i mori jetën, pasi e dinte se ishte një person që nuk duhej shoqëruar. Gjithashtu tregon se do të krijojë një shoqatë për të ndihmuar prindërit dhe të rinjtë, të cilën do ta quajë “Drita e Aurorës”.

“Nëse Aurora do të mund të më dëgjonte sot, do të kuptonte pse e urreja aq shumë atë djalë. Nuk i besoja, nuk doja që ta takonte, madje ia kisha ndaluar. Nuk e di pse, por instinkti më tregonte se ai nuk ishte një person që duhej frekuentuar.

Uroj që të mos ketë më prindër që duhet të kalojnë atë që po kaloj unë. Jeta pa një fëmijë nuk është më jetë, prandaj do të krijoj një shoqatë në kujtim të saj, për të ndihmuar të rinjtë dhe prindërit. Ajo do të quhet “Drita e Aurorës” (La Luce di Aurora)”, tha ajo për Top Channel.

Related Posts

Ulje temperaturash dhe reshje dëbore, ndodh e papritura neser

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të vijnë në pakësim, dhe përqendrohen përgjatë maleve…

Autobusi bie ne humbere, ka te..

Një aksident trafiku ka ndodhur në Meksikë, ku kanë mbetur të paktën 8 persona të vdekur dhe 19 të plagosur, pjesa më e madhe e tyre pasagjerë….

Tr*nditëse, gjenden të vd*kur 4 anëtarët e një familjeje

Dy burra dhe dy gra të së njëjtës familje, nga Lihtenshtejni u gjetën të vdekur këtë javë, tha policia të enjten ndërsa po heton rastin e pazakontë…

Udhëtim në 122 vende, edhe pa viza/ E 46-ta në botë, rritet fuqia e pasaportës shqiptare, qytetarët mund të…

Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në Indeksin e Pasaportave Henley, renditja ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave dhe lëvizshmërinë globale të qytetarëve. Sipas të dhënave…

Aksident tragjik në vend, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari që drejtonte një nga mjetet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, ku pas përplasjes së dy automjeteve…

Çfarë ndodhi në shtëpinë e BBVip? Banorët futen me urgjencë brenda pasi… (Video)

Banorët e Big Brother VIP 5 po testojnë shkathtësinë dhe forcat e tyre me lojërat e para që Vëllai i Madh u ka dhënë. Në sfidën e…