Trashëgimia/ Çfarë ndodh me pronën kur ndërron jetë prindi? Avokatja shpjegon se kujt i takon shtëpia

Problemet me pronën dhe posaçërisht me ndarjen e pasurisë së përbashkët familjare apo fisnore, kanë shoqëruar më së shumti shoqërinë shqiptare përgjatë 30 viteve të demokracisë.

Një problem që vijon të haset është ndarja e pasurisë mes familjarëve të mbetur, kur ndërron jetë një prej prindërve.

“Në momentin e vdekjes së një bashkëshorti, i kalohet një herë 50% i pasurisë bashkëshortit tjetër, është pjesë e detyrueshme.

Sepse është e vetja, thjesht nuk ka qenë e ndarë pasi kanë qenë të martuar. 50% që mbetet, ndahet në pjesë të barabarta mes bashkëshortit dhe fëmijëve”, shpjegon avokatja Elona Berki gjatë një intervistë në “Dita jonë” në A2 CNN me Bora Shahinin dhe Rei Bezhanin.

“Nëse ndërron jetë bashkëshorti dhe familja ka 3 fëmijë.

Nëse bëhet fjalë për një apartament, 50% e tij i takon bashkëshortit tjetër sepse është bashkëpronar në atë apartament, nuk i takon trashëgimi nga pjesa e të shoqit.

Kurse 50% i të shoqit ndahet në pjesë të barabarta ndërmjet 3 fëmijëve dhe bashkëshortes.

Domethënë ¼-tat secili. Nëse ndërron jetë edhe prindi tjetër, vazhdon cikli në radhët e trashëgimtarëve”.

Por çfarë ndodh në rast divorci të dy prindërve? “Në rast divorci, menjëherë bëhet përpjesëtimi i pasurisë dhe pjesa e përbashkët, ndahet mes bashkëshortëve.

Në momentin që ndërron jetë një bashkëshort i divorcuar, nuk ka më të drejtë bashkëshorti tjetër”, tregon avokatja Berki,

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…