Si asnjëherë më parë, Altin Dumani flet për bashkëshorten dhe dy vajzat, zbulon kërcënimet: Ato janë mbështetja ime, por nuk janë të lira! Rreziku ndaj meje është rritur

Kryeprokurori i posaçëm Altin Dumani, ka folur si asnjëherë më parë për familjen e tij dhe privimin e anëtarëve të saj nga liria, për shkak të disa kufizimeve të rrepta që rrjedhin nga detyra e tij e rëndësishme, dhe njëherësh e vështirë, për goditjen e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.

Në një intervistë 360 gradë për Televizionin Publik Shqiptar, Altin Dumani ka falenderuar bashkëshorten dhe dy vajzat, për mbështetjen e madhe, duke treguar se ato janë dhe këshilltaret e tij më të mira.

“Falenderimi i veçantë shkon për familjen time, për dy vajzat dhe për bashkëshorten, të cilat kanë qenë mbështetëset më të zjarrta dhe këshilltaret më të mira në punën time, qoftë si drejtues por edhe si prokuror i posaçëm.

Ato kanë vuajtur këtë periudhë për shkak të kufizimeve që kishin, sepse në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, dhe ato nuk janë të lira. Kanë kufizime lirie edhe pa vendim gjykate, por pavarësisht kësaj më kanë mirëkuptuar, më kanë mbështetur, më kanë duruar”, rrëfeu Altin Dumani.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, i cili për dy muaj duhet të dorëzojë mandatin, komentoi dhe ndryshimet ligjore për mbrojtjen e kreut të SPAK pas përfundimit të mandatit, nga 2 vite që ishte në 3 vite. Sipas Altin Dumanit, rreziku që i kanoset atij është shtuar.

“Këto ndryshime do të jenë produkt i rrezikut që më kanoset mua si drejtues i SPAK. Nuk mund të jap detaje, por rreziku dhe kërcënimet nga krimi i organizuar është i shtuar, jo vetëm në drejtimin tim, por edhe të prokurorëve të posaçëm”, i tha kryeprokurori i posaçëm gazetares Alba Alishani.

Related Posts

Vajzat e showbizit të lidhura me bosët e k*kainës, si e ekspozuan luksin duke zbuluar të dashurit tr*fikantë

Në disa operacione të rëndësishme goditëse të SPAK dhe Prokurorisë së juridiksionit të zakonshme ndaj grupeve kriminale, me arrestimet dhe sekustrim pasurie, në pah kanë dalë lidhje…

Në det, pesë milje larg bregut, marinarët dalluan diçka të pamundur që luftonte për jetën — a është një elefant?!

Larg në hapësirë të detit, pesë milje larg bregut, marinarët dalluan diçka të pamundur — një elefant që luftonte për jetën, ndërsa feçka e tij ngrihej e…

Shqiptari që duhet të ishte në burg, nxjerr kriminelë nga Anglia për 2,500 £

Një hetim i medias britanike Daily Mail ka zbuluar ekzistencën e një rrjeti kontrabande që ndihmon emigrantë me probleme me drejtësinë të largohen nga Mbretëria e Bashkuar…

Plas keq debati për buxhetin e shtetit, sherr i madh në Parlament

Dita e fundit e debatit për buxhetin e shtetit në Asamblenë e Madhe Kombëtare Turke u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje fizike mbrëmjen e së…

Ngjarja e rëndë në Durrës, 4 burra…

Durrës: Veprimet hetimore çojnë në ndalimin e një 36-vjeçari për një ngjarje të rëndë Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndërmarrë veprime…

Reshje dëbore në natën e ndërrimit të viteve?/ Meteorologia zbulon çfarë pritet për festat, tregon surprizat e motit

Në emision televiziv, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për javën. Sipas saj, edhe këto ditë të mbetura nga dhjetori do të jenë tipike dimërore. “Duke…