Mister në Përmet, zhdu*ken tre persona në të njëjtën rrugë: Banorët jetojnë mes frikës dhe pasigurisë

Një ngjarje e pazakontë po trondit qytetin e Përmetit, ku tre persona kanë humbur pa lënë asnjë gjurmë në të njëjtën zonë rrugore, duke krijuar panik dhe mister në komunitet.
Rasti më i fundit është ai i Agron Çumanit, i cili është parë për herë të fundit para tre ditësh në segmentin e vjetër të rrugës Përmet–Lëshicë. Që prej asaj dite, familjarët nuk kanë marrë asnjë informacion mbi fatin e tij.

Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e hetimeve të plota dhe kërkojnë transparencë nga autoritetet. Sipas tyre, zhdukjet po përsëriten në të njëjtën zonë, pa asnjë shpjegim të qartë.

Në të njëjtin aks janë raportuar edhe dy raste të tjera zhdukjeje, ato të Niko Dhimitrit dhe Filip Kristidhit, të cilët nuk janë gjetur prej më shumë se dy vitesh. Këto ngjarje të njëpasnjëshme kanë shtuar pasiguritë dhe teoritë në komunitet.

Një nga pistat e përfolura është ajo e mundësisë që personat të kenë rënë në lumin Vjosë, por deri më tani nuk ka asnjë provë që ta mbështesë këtë version. Asnjë gjurmë nuk është gjetur gjatë kërkimeve, ndërsa frika e banorëve po rritet çdo ditë.

Banorët e Përmetit kërkojnë që autoritetet të thellojnë hetimet dhe të ndalojnë këtë “fenomen misterioz” që, siç thonë ata, po përsëritet çdo vit, duke lënë pas vetëm pasiguri dhe frikë.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…