Belinda Balluku plas ”B0MBËN” e rradhës: Në Llogara veprova me porosi të Edi Ramës

Sa më shumë thellohet skandali i tenderit të tunelit të Llogarasë, për të cilin nga opozita denoncuan këtë të premte se projektit të miratuar i mungojnë dy ura, duke e çuar shifrën totale të korrupsionit të dyshuar në 75 milionë euro, aq më e fortë bëhet heshtja si nga kryeministri Edi Rama, ashtu edhe nga zv.kryeministrja, Belinda Balluku.

Rama ia ka dalë mbanë që të shmangë, të paktën për momentin, përballjen me pyetjet për zëvendësen e tij. Këtë e ka arritur herë me hir, herë me pahir. Me pahir kur doli në konferencën për shtyp me Ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato, teksa e mbylli këtë konferencë kur një nga gazetarët e pranishëm kërkoi ta pyeste kryediplomatin e Brukselit për faktin që Balluku ishte marrë e pandehur.

Herë të tjera, skandali Balluku është mbytur mediatikisht nga ngjarje të tjera, që nga vdekja e themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, deri te miratimi në Kuvend i ligjit për barazinë gjinore të enjten në Kuvend. Te ky i fundit u ndihmua me, apo pa vetëdije edhe nga Partia Demokratike dhe debati shterpë i nisur prej saj për këtë ligj, që e vendosi përballe edhe Bashkimit Europian.

Edi Rama ka treguar në të shkuarën se ka larguar nga vetja dhe detyra vartësit e tij për shumë më pak se sa akuzat dhe shifrat që akuzohet Balluku. Por çfarë e pengon që këtë herë të zbatojë standardin që ka vendosur vetë?

Burime të Voxnews.al pranë zv.kryeministres Belinda Balluku sugjerojnë se Rama është i përfshirë edhe vetë në skandalin e tunelit të Llogarasë. Përfshirjen e kreut të Qeverisë në këtë tender e ka përforcuar vetë Belinda Balluku, që në një rrëfim të shkujdesur me bashkëpunëtorë të saj në këto ditë të vrullshme me SPAK ka deklaruar se ‘të njëjta mesazhe që ka me Ervis Berberin, ka edhe me Edi Ramën’.

Për kujtesë, mesazhet e Ballukut me Berberin, sipas dosjes së SPAK tregojnë garën fiktive në tenderin e tunelit të Llogarasë, ndërhyrjen e zv.Kryeministres për të paracaktuar fituesin përmes mesazheve dhe takimeve me Berberin, ku të paktën në një rast këtë të fundit e ka pritur në shtëpi.

Përveç mesazheve, siç pohojnë burimet e Voxnews.al, Balluku u ka shprehur bashkëpunëtorëve të ngushtë të saj se paracaktimin e fituesit të tunelit të Llogarasë nuk e ka bërë ‘me kokë të vet’, por se ka vepruar sipas porosive të Edi Ramës.

Sipas këtyre deklaratave të zv.kryeministres, nëse fundoset Balluku, fundoset edhe Edi Rama dhe me sa duket kjo është arsyeja se përse Kryeministri nuk e ka shkarkuar ende zëvendësen e tij. Radha ‘e fundosjes’ do të përcaktojë edhe jetëgjatësinë e tjetrit. Nëse Rama fundoset i pari, Balluku e ndjek direkt. Por, nëse Balluku fundoset e para, atëherë Edi Rama ndoshta fiton ‘ca minuta shtesë…’/Vox News

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…