Kërcet THlKA mes shqiptarëve në një klub nate, raportohet për të pIagosur

Një incident i dhunshëm ka ndodhur të shtunën mbrëma para klubit Rinora4 në Rümlang, afër Zyrih, ku një punëtor sigurie 34-vjeçar me origjinë shqiptare nga Kosova është th erur me thikë dhe është dërguar me p lagë në spital.
Sipas policisë, sulmuesi i dyshuar është një 26-vjeçar shqiptar nga Kosoca, i cili është arrestuar në kantonin Aargau.

Pamjet e publikuara nga “20 Minuten” tregojnë se ngjarja është paraprirë nga një përleshje mes sigurimit të klubit dhe disa klientëve. Në video shihet se të paktën pesë roje sigurie godasin me grushta një grup festuesish, ndërsa dy prej tyre bien në tokë – njëri prej tyre godet me kokë trotuarin dhe mbetet pa ndjenja.

Dëshmitarë kanë treguar se gjithçka nisi kur një person nga grupi i klientëve u përjashtua nga klubi, pasi kishte konsumuar shumë alkool. Kur miqtë e tij dolën për ta ndihmuar, sigurimi – sipas tyre – përdori sprej lotsjellës dhe dhunë fizike.

“Sigurimi u hodh menjëherë mbi ne me sprej dhe grushta. Njëri nga miqtë tanë përfundoi me shtatë qepje në kokë,” tha njëri nga dëshmitarët për medien zvicerane. Ai shtoi se disa persona nga grupi i tyre do të paraqesin padi për lëndime trupore.

Drejtori i klubit, Shaban Konxheli, ka thënë se nuk ka qenë në vendngjarje në momentin e incidentit dhe se sigurimi është i kontraktuar nga një firmë e jashtme, SN Security GmbH, e cila nuk ka komentuar për rastin.

Policia zvicerane ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…