Belinda Balluku është shpallur Non Grata nga SHBA! Gazetari zbulon detajet e rënda: Jane zbuluar para ne DUBAI dhe SHBA, ja cfare pritet te

Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, ka bërë publike detaje të reja tronditëse nga dosja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e marrë të pandehur nga SPAK. Ai deklaroi se në dosje janë përfshirë komunikime që dëshmojnë ndërhyrje direkte të Ballukut në procesin e tenderimeve dhe lidhje financiare të dyshimta me kompani të favorizuara nga ministria.

“Balluku ka ndryshuar renditjen e tenderit, kjo është e zbuluar në komunikimet me vartësin e saj. Vartësi i thotë ‘ka dalë kjo listë fituese’, ndërsa Balluku i përgjigjet ‘jo, do e ndryshojmë’. Kjo është në dosje,” tha Toska, duke theksuar se bëhet fjalë për një provë konkrete të ndërhyrjes në garat publike.

Sipas tij, një nga kompanitë që ka punuar ngushtë me Ballukun është përfshirë në transfera parash drejt Zvicrës dhe SHBA-së, si dhe dyshohet për lëvizje fondesh edhe në Dubai. “Një kompani që ka fituar shumë tendera me Ballukun i ka kaluar 6 milionë dollarë asaj dhe njerëzve të saj. Kjo është e përfshirë në dosjen e SPAK-ut,” theksoi ai.

Toska shtoi se në dokumentet e hetimit ndodhet edhe një episod që përfshin biznesmenin Mirel Mërtiri, i njohur si një prej personave të përfshirë në aferën e inceneratorëve. “Mirel Mërtiri i ka kërkuar Ballukut gjatë pandemisë që të shtyheshin disa afate dhe të mos merrte pagesë për tre muaj. Por ministria e Ballukut i ka kaluar pagesë kompanisë së tij, pavarësisht kërkesës. Edhe kjo është pjesë e dosjes,” u shpreh gazetari.

Ai vuri në dukje se prokurori i çështjes, Dritan Prençi, ndodhet përballë një sfide të madhe, por ka mbështetjen e plotë të SHBA-së për ta çuar hetimin deri në fund. “Prençi ka një patate të nxehtë në dorë. E ka dosjen, dhe besoj se do e çojë deri në fund sepse SHBA i ka dhënë garanci për ta bërë këtë. Balluku është shpallur non grata në SHBA dhe është në listën e zezë amerikane. Pikërisht kjo po nxit një hetim të thelluar ndaj saj,” deklaroi Toska.

Gazetari shtoi se përveç aferave të tenderave, Balluku është nën hetim për disa çështje të tjera të rënda. “Ka çështjen e anijeve që supozohej të prodhonin energji në Vlorë, por në fakt harxhonin 83 mijë dollarë në ditë nga paratë e qytetarëve. Është sekuestruar edhe dosja e rrugës Thumanë–Kashar, ku ajo ka përgjegjësi direkte,” u shpreh ai.

Toska përmendi gjithashtu një tjetër rast të rëndë që lidhet me pronën në zonën e Limjonit. “Balluku, me firmë dhe vulë, ka dhënë për ndërtim një pronë që NATO kishte përcaktuar të mos përdorej për arsye sigurie kombëtare. Ajo ka shkelur çdo standard të sigurisë,” tha ai.

Në përfundim, gazetari theksoi se Balluku “nuk shpëton dot” nga drejtësia, por thelbësore është mënyra si do reagojë kryeministri. “Tani duhet një lëvizje e Ramës për të treguar se respekton ligjin dhe institucionet, sidomos SPAK-un, të cilin e ka mbështetur publikisht. Vetëm kështu mund të ruajë integritetin e qeverisë,” përfundoi Toska

Related Posts

Banesa përfshihet nga flakët, vd*s e gjithë familja!

Kajro, Egjipt, 07 Nëntor 2025 – Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në zonën Soubra El Hiama të Kajros, Egjipt, ku gjashtë persona kanë humbur jetën në…

Pastrueses i kalojnë gabimisht rrogën prej 225 mijë euro, merr paratë dhe zhduket

Merr paratë dhe zhduket! Ndonjëherë realiteti e kalon fantazinë, si në rastin e një vajze të re e cila u zhduk, pasi i kishin hedhur gabimisht në…

E rëndë në Berat! Ndërron j*të 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti teksa punonte. Sipas njoftimeve, viktima, i…

“Paketa e Maleve”: 56 kryebashkiakë refuzojnë Edi Ramën, nuk dorëzojnë …

Kryeministri u dha ultimatum bashkive që deri më 31 tetor të dërgonin hartat e tokave që do “investohen” nëpërmjet “Paketës së Maleve”. 56 kryetarë bashkish refuzuan ta…

“Jam shumë krenar për të”, Salianji flet për marr*dhënien e tij me Grida Dumën: Jam …

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, gjatë një interviste për TAR, ka folur për raportin personal me moderatoren Grida Duma, me të cilën përflitet se është në një…

I ati abυ*zoi me v*ajzën e mitυr në Fier/ Shteti i merr edhe 4 fëmijët, flet nëna: M’i ktheni dhe më jepni punë

Në RTSH është trajtuar ngjarja e rëndë në Fier ku një e mitur dyshohet se u ab*uzua nga i ati i saj, i cili u vendos në…