Miliarda euro pasuri! Nga veriu në juglindje, ja cilat janë zonat me nëntokën më të pasur në Shqipëri

Shqipëria ka një seri zonash minerare të pasura me ato që njihen si lëndë të para kritike, që janë analizuar nga Fondacionit Europian të Trajnimeve, pjesë e Bashkimit Europian. Ky publikim që mat kapacitetet e vendeve, sa i takon lëndëve të para, nënvizon rëndësinë që ka koordinimi mes vendeve si një garanci për Europën për lëndë të para të rëndësishme për industritë. Konkretisht, Shqipëria citohet për disa lloj materialesh të rëndësishëm.

Së pari, në studim përmendet kobalti, që në Shqipëri gjendet në zonat minerare të Pogradecit. Ky material merr rëndësi të veçantë për bateritë me litium që janë pjesë e rëndësishme e makinave elektrike dhe telefonave “smart”.
Së dyti, është bakri, me rezerva në zonën e Lezhës dhe Kukësit. Bakri ka rëndësi të veçantë për një seri sektorësh nga energjia tek ndërtimi.

I treti është feldspati që në Shqipëri gjendet në zonën e Shkodrës dhe merr rëndësi për sektorin e qeramikës, porcelanit, bojërave.

Një tjetër material është nikeli që në Shqipëri gjendet në Kukës, Devoll, Çervenakë, Përrenjas dhe Librazhd si depozita të klasit C dhe një depozitë të klasit B në Devoll.

Sipas Ligjit të BE-së për Lëndët e Para Kritike 2024, kërkesa e përgjithshme për lëndë të para pritet të rritet 6-fish deri në vitin 2030 dhe 7-fish deri në vitin 2050. Për disa materiale, parashikimet janë edhe më të larta për shembull, kërkesa për bateri litiumi në BE pritet të rritet 12 herë deri në 2030 dhe 21 herë deri në 2050.

Lëndët e para i referohen substancave të papërpunuara ose minimalisht të përpunuara që përdoren jo si elemente të veçuara, por si kombinime të përpunuara në materiale inxhinierike ose të prodhuara si bashkëprodukte apo nënprodukte. Ato ndodhen në fillim të të gjitha zinxhirëve industrialë të vlerës dhe janë thelbësore për konkurrueshmërinë, produktivitetin dhe rritjen e BE-së.

Ato luajnë një rol të rëndësishëm në tranzicionin e gjelbër dhe digjital, si edhe në sektorët e mbrojtjes dhe të hapësirës ajrore të BE-së./Marrë nga Monitor

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…