“S’pranova amanet prej saj”, rrëfimi rrëqethës i Agron Llakajt për humbjen e të shoqes: Doja të vd*sja

Në një bisedë të ndjerë me Grida Dumën, aktori Agron Llakaj ka ndarë momentet më të vështira pas humbjes së bashkëshortes së tij, Kostandinës, duke rrëfyer se për një kohë të gjatë humbi dëshirën për të jetuar.

“Ajo la amanete, por unë nuk pranova që të jepte mua”, tha ai.

“Në momentet e para nuk kupton se ku je. I kërkova vajzës t’i bënte grimin, i thashë ‘mami meritonte të ikte si një nuse e bukur’. Ne kemi qëndruar të dy aty, duke qarë, duke e grimuar, edhe e përcollëm ashtu, të bukur siç ishte. Edhe pas asaj fillon gropa ime. Shumë ditë e net nuk kam dashur të jetoj. Doja t’i bashkohesha. Fëmijët më janë përgjëruar, por mungesa e saj nuk matet me asgjë”, tha ai në Grida Duma Podcast.

Llakaj u ndal edhe te lidhja e veçantë që e bashkoi me bashkëshorten e tij për vite me radhë, duke e përshkruar si më shumë se një dashuri bashkëshortore.

“Në kujtimet që po shkruaj për librin ‘Kostandina’, i kam thënë: faleminderit që nuk ma lëshove dorën kurrë. Ishim shokë të vërtetë, shokë që ziheshim, shokë që ecnim bashkë. Unë jam një njeri tokësor, nuk kam fluturuar ndonjëherë nga emri apo fama. Jam mes njerëzve, eci në këmbë, shkoj në punë në këmbë.”

Rrëfimi i tij është një dëshmi prekëse për dashurinë, humbjen dhe forcën që kërkon të vazhdosh jetën pas një dhimbjeje kaq të thellë.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…