PAMJET – Nuk fshihen më/ Sara ndan momentin me vajzën dhe Erik Fullanin

Prej muajsh tashmë, në qarqet e showbiz-it flitet për një romancë të re mes blogeres dhe sipërmarrëses së njohur, Sara Hoxha, dhe Erik Fullanit. Zërat nisën të shtoheshin sidomos gjatë verës, kur qarkulluan pamje të tyre së bashku në jug të Shqipërisë.

Megjithatë, të dy kanë qenë jashtëzakonisht të rezervuar, duke mos e konfirmuar apo mohuar kurrë këtë lidhje. Por së fundmi, një detaj nga vetë Sara Hoxha duket se i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve.

Ajo postoi në Instagram një moment të ëmbël familjar. Në video, Sara shfaqet duke hapur qeset me ushqim nga “Frit” – biznesi i ri që ajo vetë e zotëron në Shqipëri – së bashku me vajzën e saj, Poin. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi një palë duar të tjera që ndihmonin në hapjen e paketave.

Syrit të mprehtë të ndjekësve nuk i shpëtoi ora e dorës që mbante personi në fjalë.

Menjëherë u bë lidhja: është e njëjta orë luksoze dhe karakteristike që Erik Fullani mban vazhdimisht dhe e ka shfaqur shpesh në postimet e tij. Për të vënë “vulën”, vetë Eriku kishte postuar pak më parë një video ku tregonte pikërisht atë orë, teksa shijonte ushqimin nga i njëjti brand.

Ky detaj i dyfishtë – prania e Erikut në shtëpinë e Sarës në një moment familjar me vajzën e saj, dhe “tradhtia” nga e njëjta orë po merret si konfirmimi jozyrtar, por i padiskutueshëm, i lidhjes së tyre.

Pas pamjeve të verës, ky duket të jetë hapi tjetër që vërteton se çifti ka vendosur të mos fshihet më. /Prive

Related Posts

MOTI I KEQ/ “Merrni masa për të shmangur rreziqet, mos dilni nga shtëpia”, autoritetet bëjnë thirrje

Greqia do të përfshihet nga një mot i keq, i cili do të përfshijë rreshje të denduara shiu dhe stuhi, veçanërisht në pjesën e saj perëndimore. Sipas…

E FUNDIT/ “Makina përplas për vd*kje këmbësoren, drejtuesi largohet nga vendngjarja, trupi i viktimës në …

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë–Peqin, në afërsi të fshatit Sinaballaj. Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamjet në redaksinë e…

“S’pranova amanet prej saj”, rrëfimi rrëqethës i Agron Llakajt për humbjen e të shoqes: Doja të vd*sja

Në një bisedë të ndjerë me Grida Dumën, aktori Agron Llakaj ka ndarë momentet më të vështira pas humbjes së bashkëshortes së tij, Kostandinës, duke rrëfyer se…

E rëndë, gjendet një trup i c*pëtuar brenda një çante

Një kalimtar ka bërë një zbulim të tmerrshëm në Spoleto të Umbrias, ku zbuloi një trup të copëtuar brenda një çante pranë një linje hekurudhore. Hetuesit kanë…

Ikën e zemëruar nga shtëpia dhe lë burrin me 2 fëmijët. 2 ditë më vonë merr një letër që do t’i ndryshojë jetën

Një baba i ri vjen në shtëpi pas një dite të lodhshme në punë, dëshira e tij e vetme ishte të kalonte darkën në paqe dhe të…

Aksident i rëndë, makina e policisë i pret rrugën një mjeti tjetër

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Fier–Patos, në vendin e njohur si “Transport”, pranë një karburanti. Sipas informacioneve të para, një automjet i…