Fejohen Princ Leka dhe Blerta Celibashi, TR*NDIT me reagimin Elia Zaharia

Në një ceremoni shumë private, Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë fejuar. Lajmi është dhënë publikisht përmes një njoftimi zyrtar nga Pallati Mbretëror Shqiptar.

“Familja Mbretërore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve me Zonjushën Blerta Celibashi.

Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjeter, Elia Zaharia ka preferuar te flase mbi kete ngjarje me nje zhvillim te ri ne jeten e saj, duke publikuar ne instagramin e saj prezantimin e librit personal “Perla dhe Dreri i Arte”, i cili është një përrallë që sjell një histori magjike me elementë fantazie dhe mesazhe shprese.

Historia zhvillohet në një principatë të mrekullueshme, ku njerëzit, kafshët, zanat e malit dhe nimfat e ujit jetojnë në harmoni me natyrën. Por prinëcipata fsheh një sekret në bjeshkët e saj, që e mban jetën e saj të ndarë nga prosperiteti dhe liria.

Një ditë, një pasha i lig përpiqet ta pushtojë dhe ta sundojë këtë tokë, duke e kthyer atë në një vend të trishtë. Në këtë tokë jeton një vashëz e bukur, e cila dikur ka shpëtuar një dre të porsalindur.

Zanat që e shpëtuan dre­rin, e pagëzuan atë me bukuri dhe fuqinë për të ndikuar në rrjedhën e fatit të princëpatisë.

Së bashku me drerin e saj të artë, vashëza do të ndërmarrë një udhëtim plot sfida për të rikthyer lirimin, diellin dhe shpresën në atë principatë.

Historia përfshin aventurë, kurajo, dashuri dhe betejë midis së mirës dhe së keqes. Por kush eshte e mira dhe e keqja ne kete histori te Princ Lekes dhe Elia Zaharise, besojme se nuk ka nevoje per koment.

Related Posts

Hòròskopi/ Do të fitoni çmendurisht LEK ne kete dite qe nuk e kishit menduar kurre kurrë

Dashi – Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime…

35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës,…

“Mësuesit e shkollave publike ‘zvarritin’ mësimin për të detyruar nxënësit të shkojnë në kurset e tyre private”

Një mësuese e sapodalë në pension ka dërguar një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh shqetësimin e saj për një fenomen që, sipas saj, po…

Arbana Osmani trazon rrjetin, çfarë po ndodh mes saj dhe Eduartit?

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një detaji që nuk u shpëtoi ndjekësve në postimin e saj të fundit….

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do ta mbyllin 2025-ën me fat dhe shumë surpriza

Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të vitit, disa shenja të zodiakut pritet të marrin hov dhe të përjetojnë ndryshime pozitive si në planin personal, ashtu…

LAJM i FUNDIT/ ZGJIDHET kreu i RI i SPAK! Ja kush është

Mbledhja e KLP, Klodjan Braho zgjidhet drejtues i SPAK me 7 vota. Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabelliu asnjë votë. Vijon…