A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

Ish-prokurori Eugen Beci ka folur mbëmjen e sotme mbi hetimet që po zhvillon SPAK ndaj Belinda Ballukut e cila është marrë zyrtarisht e pandehur.

I ftuar në emisionin “Log” Beci thekson se kemi një akuzë të parë ndaj Ballukut për shkelje të barazisë në tenderë, por shton se mund të ketë një akuzë tjetër në vijim të hetimit, për korrupsion.

Sipas tij kjo akuzë e dytë detyrimisht mund ta vendosë atë me masë sigurie.

“Nuk hyn te vepra penale që rrezikshmëria të jetë e madhe për marzhin e dënimit. Jemi në shkelje barazie në tendera. është fillimi i hetimeve që mund të çojnë edhe në vepër tjetër penale si korrupsioni. Kur ka shkelje tenderi prokuroria lidh procedurën e tenderit me sms, ku kanë bërë shkelje të lirive dhe të drejtave të personazheve në tenderë.

Për çfarë qëllimi është bërë është një element tjetër që do mund të shkohet me terma të një vepre tjetër penale. Një zonjë me fëmijë të porsalindur, apo me probleme të rënda shëndetësore, mund të përfitojë lehtësim në masën e sigurisë. Por për pjesën tjetër nuk ka përjashtime – ligji është i njëjtë për të gjithë”, tha Beci.

Lidhur me imunitetin e saj si deputete, Beci thekson se për momentin nuk e rrezikon dhe nuk hiqet në të tilla raste domosdoshmërisht.

“Jo domosdoshmërisht. Nuk hyn te ato veprat penale që kanë një marzh të lartë dënimi. Akuza për shkelje të barazisë në tendera, për shembull, nënkupton se SPAK ka lidhur procedurën e një tenderi me komunikime, apo marrëdhënie që mund të kenë ndikuar në procesin e përzgjedhjes. Nëse hetimi nis për shkelje administrative apo korrupsion pasiv, atëherë rasti do të trajtohet ndryshe.”

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…