Misteri i zhdukjes së Floreshës mbetet pa zgjidhje: Çfarë ndodhi me shqiptaren në Itali?

Ditët kalojnë, por misteri që rrethon Floresha Prengun, nënën 35-vjeçare me origjinë shqiptare që u zhduk nga Trento më 22 tetor, mbetet i pazgjidhur.

Deri më tani, nuk ka asnjë gjurmë të saj, pavarësisht se të gjitha prefekturat italiane janë njoftuar dhe mediat kanë raportuar për rastin.

Familja, që jeton mes Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë, është në ankth të vazhdueshëm, në pritje të një përgjigjeje nga autoritetet.

“Si familje, kërkojmë që të na konfirmohet një kronologji e saktë e situatës dhe ngjarjeve,” thanë të afërmit e Floreshës.

Ata shprehen mirënjohës ndaj policisë për punën e bërë deri më tani, por njëkohësisht të dëshpëruar për mungesën e informacionit dhe heshtjen e telefonit të saj, i cili prej ditësh është i fikur.

“Flora meriton të gjendet, ajo meriton të vërtetën,” shtuan të afërmit, duke nënvizuar se nuk besojnë që ajo është larguar me dëshirë.

Një detaj që mund të ndihmojë në identifikimin e saj, sipas familjarëve, është fakti që Floresha ka sy blu të ndritshëm, por njëra qepallë është pak më e mbyllur se tjetra – një veçori që mund të jetë e rëndësishme për hetuesit.

Familja e 35-vjeçares, e cila është nënë e dy vajzave, ka kërkuar gjithashtu që të verifikohet çdo pamje sigurie që mund të ndihmojë në rindërtimin e lëvizjeve të saj pas datës 22 tetor.

Hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e autoriteteve italiane, ndërsa familja apelon: “Kërkojmë vetëm që Flora të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë.”/ TrentoToday

Related Posts

” Në punë jeni gati të …”/ Horoskopi ditor – E martë 11 nëntor 2025

Dashi Në dashuri, klima është pozitive, me mundësi për sqarime dhe fillime të reja. Shfrytëzojeni këtë ditë për të folur hapur me partnerin/en tuaj. Në punë, mund…

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

Ish-prokurori Eugen Beci ka folur mbëmjen e sotme mbi hetimet që po zhvillon SPAK ndaj Belinda Ballukut e cila është marrë zyrtarisht e pandehur. I ftuar në…

Sherri me th ikë/ Ja KUSH është 30-vjeçari i pl agosur, në gjendje kritike për jetën (EMRI)

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një personi në lagjen “24 Maji” të Vlorës. Rreth orës 20:00, Bledar Skenderaj, 30 vjeç, u…

Dridhet politika, Ish-kryeministri shqiptar tërhiqet nga politika! Dalin detajet e forta, cfare po e detyron

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po përgatitet të tërhiqet nga politika. Kështu raportojnë mediat dhe gazetarët politikë në…

Sizmiologu i njohur turk shkakton panik: Nuk përjashtohet një tërmet 8 ballësh, situata e pazakontë

Deklaratat e reja të sizmologut dhe gjeologut të shquar turk, Profesor Suleyman Pambal, i cili, duke folur për CNN Turk, iu referua fenomenit të tërmeteve të vazhdueshme…

Marrja p ng e 27-vjeçarit në Tiranë/ Ish-e dashura organizoi skenarin e dh unshëm, lidhje të fshehtë me …

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me marrjen peng dhe dhunimin e 27-vjeçarit në Tiranë, ku dy persona u arrestua dhe tre të tjerë u shpallën në…