“Deputetët e PD i dërgojnë sms Ramës”, gazetari zbardh prapaskenat: Ja si i fitojnë postet me një mesazh

Gazetari Poli Hoxha ka zbuluar në një studio televizive, prapaskenat nga zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se një pjesë e deputetëve demokratë kërkojnë favore nga kryeministri Rama dhe zgjidhjen e marrin më shpejt sesa një socialist.

“Tani kemi një situatë dhe po shohim që po dalin grupe. Këto grupe luftojnë kush do jetë në rrethin e parë apo të dytë të Berishës. Kërkojnë, sepse shumica e deputetëve e rrethit të parë të Berishës nëse dërgon një SMS te pushteti për një punë SMS e merr më shpejt zgjidhjen dhe përgjigjen se një socialist. Por po të kërkojë një socialist ndoshta e ka më të vështirë”, tha Hoxha.

Sipas tij, grupimet që po shfaqen herë pas here në PD nuk janë lëvizje reale politike, por përpjekje për të fituar pozicione.

“Këto grupet dalin herë pas here kur i lëkunden pozita kryetarit. Pas zgjedhjeve të 11 majit filloi një fushatë për kërkesë analize për zbatim të statusit të nenit Basha, por kjo ishte në fazën kur po ndaheshin pozicionet në parti” theksoi ai .

Gazetari Hoxha ngriti shqetësimin se shumica e degëve lokale të PD-së janë joaktive.

“Në 90% të degëve nuk hapen zyrat. Nuk ka PD në Korçë, Durrës e Shijak. Kush mban përgjegjësinë për këtë? Sa nga drejtuesit kanë shkuar në Fier, Elbasan apo Berat?”, tha ai.
Sipas tij kriza në PD nuk mund të zgjidhet pa u sqaruar pozicioni i Sali Berishës pas shpalljes “non grata”.

“Kjo çështje në PD do të zgjidhet kur të zgjidhet pse filloi. A ka një makinë kohe që të kthehen në 2021? Kishte entuziazëm, kishte shpresë. Kjo zgjidhet vetëm kur të zgjidhet çështja Berisha. E gjithë partia është futur në këtë proces pas shpalljes non grata të zotit Berisha. Po nuk u zgjidh kjo çështje nuk zgjidhet çështja PD dhe kështu do lëngojë”.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…