“Evis, projekti s’është thjesht një vrimë”,zbulohen mesazhet që alarmojnë për tunelin e Llogarasë:Punimet pa çelik,do…

Të dhënat e siguruara nga hetimi i SPAK ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi ngrene hije dyshimi edhe mbi cilësinë e punimeve në tunelin e llogarase dhe sigurinë e tij.

Pas një inspektimi në kantier në korrik të vitit 2022, Ioannis Kirkinezis përfaqësuesi grek i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve në tunelin e Llogarasë mbeti i shokuar. Ai i shkroi i alarmuar kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi se punët po shkonin përditë e më keq me projektin.

“Evis…kontraktori duhet të kuptojë se projekti nuk është thjesht një “vrimë”, por është një tunel i cili duhet të ndërtohet sipas specifikimeve dhe praktikave ndërkombëtare në respekt ABSOLUT për çështjet e SIGURISË…”

Ankesat kulmojnë në nëntor 2022, kur inxhinieri grek raporton shkelje alarmante sigurie, si fakti që kontraktori po hidhte “betonin pa çelik. Jo i përforcuar”. Ai gjithashtu e paralajmëron Berberin se dizajni i ri i ventilimit nuk kishte “asnjë dispozitë për rastet e zjarrit”, duke shtuar se kjo do të rrezikonte jetën e udhëtarëve.

“Propozimi i ri i Kontraktorit ka të bëjë vetëm me kushtet normale të funksionimit, pa asnjë dispozitë për rastet e zjarrit. Nëse ndodh një incident i tillë, sigurisht që do të ketë viktima”, shkruan më tej supervizori grek.

Mesazhet e shkëmbyera mes Kirkinezis dhe Berberit nxjerrin në pah një marrëdhënie të ndërlikuar. Ato e kanë zanafillën në gusht të vitit 2021, pasi Ministria e Infrastrukturës çeli tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, me një fond limit prej 196.2 milionë lekësh.

Fitues të tenderit u shpallën kompania “Hill International” e përfaqësuar nga Kirkinezis dhe “Net Group” sh.p.k, por Prokuroria e Posaçme pretendon se ky është një tjetër tender i manipuluar pas atij të ndërtimit të tunelit të Llogarasë dhe e akuzon Berberin për paracaktimin e fituesit.

Sipas hetimit, pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë paguante kompaninë “Hill International NV” (dega në Shqipëri) për shërbimet e mbikëqyrjes, kjo e fundit i transferonte “Net Group” sh.p.k një pjesë të pagesave. Deri në nëntor 2024, “Net Group” ka përfituar rreth 74.3 milionë lekë nga “Hill International”, por nga këto para, 19.2 milionë i kaluan kompanisë DAAM , që prokuroria thotë se zotërohej de facto nga Evis Berberi. Transfertat justifikoheshin me fatura fiktive për “specialist për tunelin Llogara”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, një listë e gjatë ekspertësh nga Greqia që ishin deklaruar se do të bënin mbikëqyrjen e punimeve të tunelit nuk e kaluan kurrë kufirin. Ngjashëm një numër ekspertësh shqiptarë që supozohej se punonin për kompaninë Net Group nuk qenë kurrë në Llogara. Prokuroria thotë se ata që bënë mbikëqyrjen ishin të ndryshëm nga lista me të cilën kompanitë fituan tenderin.

Ish-kreu i ARRSH-së evis berberi u dërgua në gjykim në qershor të këtij viti së bashku me 18 persona të tjerë për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Në një skemë më të madhe, të zbuluar po ashtu nga mesazhet në telefonin e Berberit, ky i fundit dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku akuzohen se u përfshinë në paracaktimin e fituesit të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Related Posts

A do ketë bonus fundviti për pensionistët në 2026?/ Malaj jep lajmin e keq

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë për për projektbuxhetin e vitit 2026, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pyeti ministrin e Ekonomisë, Petrit Malaj, nëse…

U jep fund spekulimeve? Paralajmërimi i Ledion Liços para nisjes së “Big Brother VIP Albania”

Moderatori Ledion Liço u ka dhënë fund spekulimeve në media lidhur me jetën e tij personale dhe të ardhmen për drejtimin e “Big Brother VIP Albania”. Zërat…

Hiqet bonusi i fundvitit për pensionistët, Malaj: Nuk është parashikuar në buxhet

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2026, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pyeti ministrin e Ekonomisë, Petrit Malaj, nëse pensionistët…

Fletëthirrja e SPAK për 21 Janarin, Ngjela zbulon detajet: Ja çfarë pritet të ndodhë nese Berisha refuzon

Gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK. Burime për Report Tv bëjnë me…

Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Turqia u godit të hënën nga një tërmet me magnitudë 4.9 gradë të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Epiqendra e tërmetit ishte në perëndim të…

“Deputetët e PD i dërgojnë sms Ramës”, gazetari zbardh prapaskenat: Ja si i fitojnë postet me një mesazh

Gazetari Poli Hoxha ka zbuluar në një studio televizive, prapaskenat nga zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se një pjesë e deputetëve demokratë kërkojnë favore nga kryeministri…