Asnjë gjurmë e nënës shqiptare të zhd*kur prej disa ditësh në Itali, familjarët të dëshpëruar: “Na tregoni çfarë ka ndodhur!”

Kanë kaluar javë që nga zhdukja e Floresha Prengut, 35-vjeçares me origjinë shqiptare që humbi kontaktet në Trento më 22 tetor, por enigma që e rrethon fatin e saj vazhdon të thellohet. Deri sot, nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj, ndonëse autoritetet italiane janë vënë në dijeni në të gjitha dhe media ka raportuar gjerësisht për rastin prej ditësh.

Familja e saj, e shpërndarë mes Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë, jeton çdo ditë me ankthin e fatit të saj. Të afërmit kërkojnë më shumë transparencë dhe një kronologji të qartë të ngjarjeve nga institucionet italiane, të cilat po drejtojnë hetimet.

“Ne duam vetëm të dimë çfarë ka ndodhur. Duam qartësi, duam përgjigje,” shprehen familjarët. Ata falënderojnë policinë për përpjekjet, por njëkohësisht ndihen të braktisur nga mungesa e informacionit konkrete. Telefoni i Floresha Prengut rezulton i fikur prej ditësh, çka e shton edhe më shumë shqetësimin.

Të afërmit janë të bindur se 35-vjeçarja nuk është larguar me dëshirë. “Flora meriton të gjendet. Ajo meriton të vërtetën,” theksojnë ata.

Një detaj i rëndësishëm për identifikimin e saj është se Floresha ka sy blu shumë të çelur, ndërsa njëra qepallë është paksa më e ulur se tjetra një veçori që familja beson se mund të ndihmojë hetuesit dhe qytetarët që mund ta kenë parë.

Ata kërkojnë që të kontrollohet çdo pamje sigurie e mundshme në zonat ku ajo mund të ketë kaluar pas datës 22 tetor, me shpresën për të kuptuar lëvizjet e saj të fundit.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, apeli i familjes mbetet i njëjtë: “Kërkojmë vetëm që Flora të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.”

Related Posts

U qëIIua dhe më pas u D0GJ në makinë, dyshohet se t’rupi është i shqiptarit 27-vjeçar nga Tepelena

Një ngjarje e rëndë ka tronditur rajonin e Viotias në Greqi, ku policia ka gjetur një trup të djegur brenda një automjeti, në zonën Skourta, dhe dyshimet…

Shkoi për takim romantik, por përfundoi peng: Si u mashtrua 27-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një 27-vjeçar ka përfunduar peng dhe i dhunuar, pasi shkoi në një takim që mendonte se do të…

Tr*gjedi e madhe! Rr*zohet helikopteri, vd*sin dy milioneret e njohur! Fjalet e fundit te tyre

77-vjeçari Mario Paglicci, një argjendar i njohur nga Arezzo dhe 67-vjeçari Fulvio Casini, pronar i një biznesi pasurish të patundshme në Sinalunga kishin dërguar një sinjal rreziku…

Tr*gjedi në Greqi, ishin duke vjelur ullinj, Zetori përpl*set me pemën, një i vd*kur dhe dy të pl*gosur rëndë

Një shqiptar ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e daljes së një mjeti bujqësor nga rruga, në zonën e Korinthos. Mediat…

A do ketë bonus fundviti për pensionistët në 2026?/ Malaj jep lajmin e keq

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë për për projektbuxhetin e vitit 2026, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pyeti ministrin e Ekonomisë, Petrit Malaj, nëse…

“Evis, projekti s’është thjesht një vrimë”,zbulohen mesazhet që alarmojnë për tunelin e Llogarasë:Punimet pa çelik,do…

Të dhënat e siguruara nga hetimi i SPAK ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi ngrene hije dyshimi edhe mbi cilësinë e punimeve në tunelin e llogarase dhe…