Sali Berisha thirret në SPAK për 21 janarin, gazetari zbardh detajet: Ja kur do paraqitet

Duke folur në një emision televiziv, gazetari Eni Ferahti solli detaje të reja në lidhje me lajmin se kreu i PD, Sali Berisha, do të paraqitet në SPAK ditën e premte, pasi është thirrur në kuadër të hetimeve për çështjen e 21 janarit.
Ferhati tha se nuk dihet nëse ka prova të reja apo jo për 21 janarin, por dosja tashmë është në duart e SPAK.

Siaps gazetarit nuk përbën lajm që Berisha do të paraqitet në SPAK pasi a i e ka kaluar pragun e këtij insitucioni dhe për çështjen ‘Partizani’.

Ferhati thotë se Berisha është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen.

“Në 2024, SPAK nuk donte ta merrte këtë dosje, por donte që dosja të vijonte në Prokurorinë e Tiranës. Por ishte një vendim i Gjykatës së Lartë, i ndikuar nga Strasburgu, i cili e cilësoi 21 janarin si krim shtetëror. Aktualisht, nuk ka asnjë person të dyshuar, qoftë si urdhërues, qoftë ekzekutor, qoftë ndihmës. Kjo dosje është regjistruar për tre vepra: vrasje në rrethana cilësuese, shfrytëzim detyre dhe vepra që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.”, tha gazetari.

Zoti Berisha do të jetë të premten, ndërsa është ish-zyrtari i disatë që do të merret në pyetje për 21 janarin. Më parë janë pyetur ish-deputetë dhe ish-zyrtarë, përfshirë ish-kreu i PD-së, Basha, i cili ishte i fundit që u pyet.

Fillimisht kanë dhënë deklarime organizatorët e tubimit: ish-deputetët Cuko, Bare, Tahiri, Asllan Dogjani, që në atë kohë ishte deputetë i PS-së, dhe më pas ish-zyrtarë të tjerë.

Sigurisht mund të pyeten edhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë si ish-presidenti ose ish-prokurorja.

Ende nuk është pyetur Ndrea Prendi apo ish-gardisti Llupo, të cilët janë dënuar për këtë ngjarje në një proces tjetër.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…