‘Dy burra kanë humbur jetën, ejani shpejt’, telefonata e një qytetari alarmon policinë e Tiranës

Telefonatë alarmante në Mner të Zallbastarit – Qytetari njofton për dy burra të pajetë, policia nis verifikimet në terren. Një telefonatë e ardhur në sallën operative të Policisë së Tiranës ka vënë në lëvizje uniformat blu këtë të mërkurë. Sipas njoftimit të bërë nga një banor i zonës, në fshatin Mner Gur, në njësinë administrative Zallbastar, dy persona rreth moshës 45 dhe 50 vjeç dyshohet se kanë humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Telefonuesi ka alarmuar autoritetet me fjalët: “Dy burra kanë humbur jetën, ejani shpejt!”, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë dhe ekipeve të ndihmës së shpejtë.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes për të verifikuar informacionin dhe për të zbardhur rrethanat e mundshme të ngjarjes. Burime policore bëjnë me dije se për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së sinjalit në zonë, verifikimet po zhvillohen me vështirësi, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar për identitetin e personave të raportuar.

Policia e Tiranës është në terren dhe po punon për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale apo për rrethana të tjera që mund të kenë sjellë humbjen e jetës së dy personave. /noa.al

Related Posts

Hòròskopi/ Do të fitoni çmendurisht LEK ne kete dite qe nuk e kishit menduar kurre kurrë

Dashi – Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime…

35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës,…

“Mësuesit e shkollave publike ‘zvarritin’ mësimin për të detyruar nxënësit të shkojnë në kurset e tyre private”

Një mësuese e sapodalë në pension ka dërguar një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh shqetësimin e saj për një fenomen që, sipas saj, po…

Arbana Osmani trazon rrjetin, çfarë po ndodh mes saj dhe Eduartit?

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një detaji që nuk u shpëtoi ndjekësve në postimin e saj të fundit….

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do ta mbyllin 2025-ën me fat dhe shumë surpriza

Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të vitit, disa shenja të zodiakut pritet të marrin hov dhe të përjetojnë ndryshime pozitive si në planin personal, ashtu…

LAJM i FUNDIT/ ZGJIDHET kreu i RI i SPAK! Ja kush është

Mbledhja e KLP, Klodjan Braho zgjidhet drejtues i SPAK me 7 vota. Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabelliu asnjë votë. Vijon…