E BUJSHME! Dalin lidhjet sekrete të viktimave të atentatit me ministrat e Qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar atentatin ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Sheqeri. Teksa iu referua qytetarit dixhital, Berisha tregoi lidhjet që Muçi Shaljani Sheqeri ka me zyrtarë të lartë të shtetit.

Ai tha se Muçi Shaljani Sheqeri ka bërë fushatë për ish ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili më pas e bëri edhe punonjës të AMP.

“Vellai i Sheqerit është më i pasur se Shullazi, janë marrë me drogë, blejnë vota dhe kërkojnë favore. Ky që u plagos ka bërë fushatën e Ervin Hoxhës dhe më pas në shtator u fut në AMP po nga Ervini në shkelje të cdo parametri dhe procedure ligjore. Kjo u bë vetëm që ai me uniformen e policisë tu shpëtojë kontrolleve policore. Gilmando Dani, krahu i djathtë i Ervin Hoxhës ka qenë në fushatë si badigart dhe financues për ministrin Gonxhe. Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Ergest Sheqeri, drejtori i IKMT, ky që prish lokalet”, tha Berisha.

Pjese nga deklarata

Tani, një qytetar dixhital shkruan këtu shpreh çudinë se pse opozita flet për një shofer apo agjent të thjeshtë policie dhe mbasi e vërteta është krejt tjetër lidhur me Muçi Shaljanin.

Vëllai i Sheqerit, shkruan qytetari dixhital, është 100 herë më i pasur se Shullazi.

“Është shumë i pasur, ka hotele, vila dhe restorante. Të tërë këta janë marrë me drogë, janë me PS-në, blejnë vota, kërkojnë favore. Ky që u plagos ka bërë fushatën e 11 majit (e ka fjalën për Muç Shaljanin apo Sheqerin), ka bërë fushatën e Ervin Hoxhës, ministër i brendshëm, dhe më pas në shtator u fut në AMP po nga Ervini në shkelje të çdo parametri dhe procedure ligjore. Kjo u bë vetëm e vetëm që ai t’u shpëtojë me uniformën e policisë kontrolleve policore.

Gilmando ka qenë në fushatë si badigard dhe financues për ministrin Gonxhe.

Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ky që prish lokalet”.

Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros, Ervin Hoxhës dhe Blendi Gonxhes.

Ata u ekzekutuan, në mendimin më të përhapur, nga bandat të qeverisë që janë të lidhura me nivele shumë të larta të qeverisë sepse aty është vendi i shtetit, vendi i qeverisë.

Këto kisha lidhur me këto çështje.

Panorama.al

Related Posts

Hòròskopi/ Do të fitoni çmendurisht LEK ne kete dite qe nuk e kishit menduar kurre kurrë

Dashi – Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime…

35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës,…

“Mësuesit e shkollave publike ‘zvarritin’ mësimin për të detyruar nxënësit të shkojnë në kurset e tyre private”

Një mësuese e sapodalë në pension ka dërguar një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh shqetësimin e saj për një fenomen që, sipas saj, po…

Arbana Osmani trazon rrjetin, çfarë po ndodh mes saj dhe Eduartit?

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një detaji që nuk u shpëtoi ndjekësve në postimin e saj të fundit….

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do ta mbyllin 2025-ën me fat dhe shumë surpriza

Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të vitit, disa shenja të zodiakut pritet të marrin hov dhe të përjetojnë ndryshime pozitive si në planin personal, ashtu…

LAJM i FUNDIT/ ZGJIDHET kreu i RI i SPAK! Ja kush është

Mbledhja e KLP, Klodjan Braho zgjidhet drejtues i SPAK me 7 vota. Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabelliu asnjë votë. Vijon…