E bujshme! Arrestohet këngëtari i njohur, arsyeja do t’ju lërë pa mend

Këngëtari dhe producenti i njohur botërisht, Akon, është arrestuar për pak orë në shtetin e Xhorxhias (Georgia), SHBA, për shkak të një urdhër-arresti aktiv që ishte lëshuar ndaj tij disa muaj më parë.

Sipas raportimeve të TMZ, artisti 52-vjeçar, me emrin e vërtetë Aliaune Thiam, u ndalua nga policia e qytetit Chamblee mëngjesin e 7 nëntorit, për një urdhër-arrest të lëshuar nga Roswell.

Të dhënat nga burgu i qarkut DeKalb tregojnë se Akon u regjistrua në sistem dhe u mbajt për disa orë, përpara se të lirohej më vonë po atë ditë.

Media amerikane publikoi gjithashtu fotografinë e arrestimit, ku artisti shfaqet me një pamje të qetë dhe bluzë të zezë me kapuç, ndërsa pozon përpara kamerës së policisë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga The Independent, urdhër-arresti ishte lëshuar dy muaj më parë, pasi policia kishte zbuluar se Akon po drejtonte makinën me patentë të pezulluar.

Incidenti që çoi në ndalimin e tij lidhet me një ngjarje të ndodhur në shtator, kur policia e Roswell-it e gjeti artistin të mbetur në anë të rrugës me Tesla Cybertruck-un e tij, pasi makina kishte mbetur pa bateri.

Gjatë ndërveprimit, oficerët zbuluan se ai kishte mosparaqitje në gjykatë në janar të vitit 2023 dhe patentën e pezulluar.

Policia gjithashtu i konfiskoi një pajisje “vape” të paligjshme që këngëtari mbante me vete në atë moment. Si pasojë, u lëshua urdhër-arresti që çoi në ndalimin dhe lirimin e tij të përkohshëm këtë javë.

Related Posts

Aksident tragjik në vend, vd es burri! Gruaja në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 1125 në fshatin Dobërdelan në magjistralen që lidh Suharekën me Rahovecin. Si pasojë e përplasjes mes një…

Bashkia i iku nga duart! Edi Rama i jep postin e madh Ogerta Manastirliut

Ogerta Manastirliu është caktuar drejtuese politike për qarkun e Tiranës. Kjo është lëvizja e radhës e bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili e bëri publike sot…

Furgonit shqiptar i shpërthen goma në Gjermani, raportohet për disa të pl agosur

Një aksident i rëndë u shënua në autostradën A8 në Gjermani, në drejtim të Mynihut. Një furgon nga Shqipëria po udhëtonte në korsinë e mesit kur i…

Misteri i vr asjes së shqiptarit në Greqi/ Dyshime se autorët ngatërruan shënjestër, i riu ka emrin e një krimineli të njohur

Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Greqi, i cili u gjet i karbonizuar në një zonë të shkretë vijon të mbulohet me mister. Sipas hetimeve të policisë, Sulo…

U tha që u anullua bonusi i pensionisteve! Edi Rama jep lajmin e gëzueshëm: Ja cfare do merrrni per Vit te RI

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë publike me banorët e Njësisë 5 në Tiranë, ku foli për rritjen e pensioneve, pagave dhe buxhetin e posaçëm për…

LAJM I FUNDIT/ Aksident i frikshëm në vend, makina përfundon në kanal, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Vlorë. Mjeti tip “Benz” ka qenë duke udhëtuar nga fshati Akërni për në Vlorë, dhe…