U tha që u anullua bonusi i pensionisteve! Edi Rama jep lajmin e gëzueshëm: Ja cfare do merrrni per Vit te RI

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë publike me banorët e Njësisë 5 në Tiranë, ku foli për rritjen e pensioneve, pagave dhe buxhetin e posaçëm për shëndetësinë.

Rama theksoi se qeveria është e vendosur të vijojë mbështetjen për shtresat në nevojë dhe për punonjësit e administratës publike, duke e cilësuar këtë si një mandat në përkushtim ndaj njerëzve të punës.

“Pensionistët do të marrin bonusin që kanë marrë dhe që u është premtuar, edhe këtë vit, përpara Vitit të Ri”, deklaroi Rama.

Sipas tij, shpërndarja e bonusit do të bëhet para festave, ndërsa nga janari 2026 do të nisë një rritje progresive e pensioneve.

“Pensioni i plotë urban do të bëhet 40 mijë lekë, ndërsa ai rural do të shkojë në 18 mijë lekë. Pensionet do të rriten çdo muaj dhe çdo vit, dhe do të indeksohen rregullisht”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se vetëm për indeksimin e pensioneve, do të shpenzohet vit pas viti një shumë e konsiderueshme.

Sipas tij, në katër vitet e ardhshme vetëm për pensionistët do të investohen 1.7 miliardë euro, duke e quajtur këtë një shenjë të kujdesit të qeverisë ndaj të moshuarve.

Rama nuk la pa përmendur edhe kundërshtarët politikë, duke thënë se me punën e maxhorancës, “tallen ata që vetëm humbasin zgjedhje pas zgjedhje, sepse nuk kuptojnë se populli shqiptar voton për punën, jo për sharjet”.

Sa i përket pagave, kryeministri paralajmëroi rritje të ndjeshme, duke nënvizuar se nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro dhe për nëntë muajt e parë, për punonjësit me pagë minimale, sigurimet do të mbulohen nga qeveria.

“Brenda mandatit, paga minimale do të arrijë në 700 euro”, tha kreu i qeverisë, duke shtuar se do të rriten edhe pagat e mjekëve, mësuesve dhe policëve.

Në fjalën e tij, Rama foli edhe për një buxhet të veçantë për pacientët me kancer, duke theksuar se çdo i sëmurë do të trajtohet me dinjitet dhe kujdes.

“Çdo i sëmurë me kancer në Shqipëri do të konsiderohet njeriu ynë. Kemi përcaktuar një buxhet të posaçëm për mbulimin e barnave dhe do të ngremë Institutin Kombëtar për Tumoret”, tha kryeministri.

Ai shtoi se ky projekt do të udhëhiqet nga ministrja e Shëndetësisë, të cilën e cilësoi si “një nga personalitetet më të mira të shëndetësisë në botë”, ndërsa bëri me dije se Shqipëria po bashkëpunon me Spitalin Onkologjik të Izraelit, i teti më i mirë në botë. “Do të transformojmë QSUT-në në një qendër referimi për shërbimin shëndetësor kombëtar”, shtoi Rama.

Kryeministri Edi Rama foli edhe për situatën në Bashkinë e Tiranës, duke thënë se pavarësisht asaj që po ndodh me çështjet gjyqësore të Veliajt, Tirana nuk duhet të penalizohet në punët e përditshme.

“Kemi një problem me buxhetin për Bashkinë e Tiranës, por Tirana nuk ka arsye të paguajë faktin që ka një kryetar në burg, pa gjyq. Puna nuk duhet lënë në mes, por do të duhet të çohen përpara dhe në Tiranë”, tha kryeministri.

Related Posts

“Më zgjodhi kur merrja 800 mijë lekë rrogë”- Turjan Hysko flet për marrëdhënien me Orinda Hutën: Mund të kishte një jetë shumë më të lehtë, por… Ra në dashuri dhe nuk u shkëput kurrë nga unë

Producenti dhe moderatori i njohur Turjan Hysko ka folur për marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Orinda Huta, duke e përshkruar si qetësinë, shtyllën dhe bekimin më të…

I FUNDIT – Plas sherri ne kryeministri, Edi Rama shkarkon Ballukun nga…(Del emri qe e zevendeson)

Kryeministri Edi Rama ka hequr Belinda Ballukun nga posti i drejtueses politike të PS-së për Qarkun e Tiranës, duke caktuar në vend të saj Ogerta Manastirliun. Rama…

Horoskopi ditor, e enjte 13 nëntor 2025

Dashi Do i shihni gjerat me një sy ndryshe sot juve qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka do jete me e bukur se dikur. Partneri do…

BRENDA shtëpisë së Sara Gjordenit dhe Bardhit/ Moderatorja SQARON disa deklarata: Nuk kemi mbetur pa lekë… (Video)

Moderatorja e njohur, Sara Gjordeni, ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për projektet e saj më të reja. Gjithashtu ajo…

“Janë vërtetë fëmijët e mi…”/ Rudina Dembacaj RRËFEN mes lotësh rolin e NJERKËS: Një familje me 3 mbiemra…

“Njerka, figurë e keqkuptuar…?”, ishte një nga pyetjet që u ngrit mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”. Moderatorja dhe aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, vendosi…

Habit modelja: ‘Nuk do martohesha me dikë në fshat që merret me lopë’!

Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë modelja Sara Gjoka. Ajo ka folur më shumë mbi mënyrën se si njihen sot të rinjtë, por…