Skip to content

U kacafyt me këshilltarin bashkiak në Pogradec, Gjykata e Korçës liron Kevi Muçllarin

Kevi Muçllari, i riu i arrestuar pas një përplasjeje me një këshilltar bashkiak në Bashkinë e Pogradecit, është liruar nga gjykata e Korçës. Mësohet se Gjykata vendosi që të mos caktohet asnjë masë sigurie ndaj tij dhe e ka cilësuar arrestimin e tij si të paligjshëm.

Ngjarja e paprecedentë është regjistruar tre ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, pas miratimit të pikës 6 që lidhej me listën e tokës prej 34.660 ha në Çërravë për dhënie me qira, tensionet u rritën dukshëm. Vendimi u miratua me 20 vota pro, pas një debati të gjatë dhe të ashpër.

Pas njoftimit të rezultatit, situata u acarua dhe konflikti përfundoi në një përplasje fizike. Në këtë moment, këshilltari Ëngjëll Shyti u ngrit nga tavolina dhe u përplas fizikisht me banorin Kevi Muçllari, i cili ishte shprehur kundër vendimit.

Published inTë fundit