“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati i Rinasit ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Shaljani. Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar se autorët e kanë djegur automjetin me të cilin kanë kryer atentatin në fshatin ku ka lindur Emiljano Shullazi. Sipas saj kjo tregon se ekzekutimi i Danit ishte mesazh për vetë Shullazin duke qënë se Dani konsiderohej si krahu i tij i djathtë,

“Në sektorin e Shullazit ka vajtur Aldo Avdyli, kanë qenë armiq të betuar. Ata deklaruan para autoriteteve nuk kemi asnjë problem. Nuk them dot është ky apo ai grup. Shullazi ka përplasje shumë të forta. Di me siguri, Enver Stafuka është rrëfyer para se të zhduket, ma ka pohuar i vëllai. Është rrëfyer nën kërcenim dhe dhunë, çka do të thotë që Shullazi edhe për informacionin që kishte dhe kaseta që zotëron, është parë si person shumë i rrezikshëm nga kundërshtarët.

E shoh edhe si ngjarje me mesazh. Automjeti është djegur në fshatin ku ka lindur Emiljano Shullazi. Mund të digjej kudo tjetër, në Bubq apo vend tjetër, dhe është djegur në vendin ku ka lindur Emiljano Shullazi. Ndaj e shoh si një çështje mesazhi dhe mendoj se çelësi i kësaj historie është vetë Emiljano Shullazi. Nëse do të zbardhet kjo, mund të flasë, ai ka informacion pasi e ka informuar vetë përmes të besuarve Gilmando Danin, për rrezikun që i kanosej”, tha ndër të tjera Lala në emisionin “Të paekspozuarit“.

Related Posts

Hòròskopi/ Do të fitoni çmendurisht LEK ne kete dite qe nuk e kishit menduar kurre kurrë

Dashi – Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime…

35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës,…

“Mësuesit e shkollave publike ‘zvarritin’ mësimin për të detyruar nxënësit të shkojnë në kurset e tyre private”

Një mësuese e sapodalë në pension ka dërguar një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh shqetësimin e saj për një fenomen që, sipas saj, po…

Arbana Osmani trazon rrjetin, çfarë po ndodh mes saj dhe Eduartit?

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një detaji që nuk u shpëtoi ndjekësve në postimin e saj të fundit….

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do ta mbyllin 2025-ën me fat dhe shumë surpriza

Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të vitit, disa shenja të zodiakut pritet të marrin hov dhe të përjetojnë ndryshime pozitive si në planin personal, ashtu…

LAJM i FUNDIT/ ZGJIDHET kreu i RI i SPAK! Ja kush është

Mbledhja e KLP, Klodjan Braho zgjidhet drejtues i SPAK me 7 vota. Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabelliu asnjë votë. Vijon…