Rama drejt largimit?! Deklarata e fortë e zyrtarit të PS: Brenda së majtës kanë nisur lëvizjet

Analisti Paltor Nesturi ka bërë sot një deklaratë të fortë. Ai foli për lëvizje brenda PS dhe në qeverinë Rama, ndërsa nuk përjashtoi dhe një tjetër kryeministër. Ai tha në News 24 se këto lëvizje kanë nisur.

“Dua të kujtoj dhe intervistën e fundit të Gonzatos. Ai u shpreh në mbrojtje të SPAK dhe kundër çdo ndërhyrje tjetër të karakterit kushtetues, për t’i ndërhyrë në kompetenca. Edhe BE është kontributor i SPAK, financiare dhe në logjistikë.

Shqipëria është në rrugën e integrimit. Ky është një cangë nga lartë dhe në këtë aspekt dhe sulmin ndaj zotit Gonzato që bëri Berisha, e shoh dhe në aspektin e një iniciative që jo pak herë është përmendur. Mendoj se ka qenë faktori ndërkombëtar që e ka penguar këtë gjë, për të bërë të mundur një iniciativë që do ta izolonte SPAK.

Sa më shumë kalon koha, më duket imediate përpjeka për të zvogëluar SPAK. Kemi një ndërhyrje dhe ndaç ta pranojnë apo jo, kjo është çështja e tyre. Ata kanë pasur interes të përbashkët. Kanë marrëveshje apo jo, por interesi është ndërmjet dy aktorëve politikë. Ka ardhur koha për të bërë një lëvizje të thellë ndryshimi, ku edhe ai socialisti më i thjeshtë ndihet keq kur sheh se si lëvizin ata dhe nuk e ndjen veten se është i tij.

Besoj se brenda PS do të ketë lëvizje të re, që mund të jetë e dhimbshme dhe ka shansin ta bëjë. Jo vetëm të ndryshojë fytyrën apo disa njerëz, konceptin e politikës. Nëse të dalin shumë emra ministra, apo zv.kryeminsitra që dalin në shumë aspekte të hetimeve dhe mund të kenë problematika ligjore, që i besuan 83 mandate, është në nderin e saj që të luaj ndryshe me emra dhe fizionomi të re.

Se përjashton të ketë ndryshime në qeveri. Nuk e përjashtoj që të ketë ndryshime dhe me kryeministër tjetër. Mendoj se dhe brenda PS ka filluar një lëvizje, sepse nuk ka pse t’i paguaj kostot ai anëtari thjesht poshtë. E ndjejnë si detyrim të tyre që të bëjnë…dmth partia nuk mund të rrijë saç bën SPAK, por duhet të reagojë.”– tha ai.

Related Posts

E PREMTE “E ZEZË” – Gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja, nga lekët tek tradhtia

DASHI Në jetën në çift do mbizotërojë një klimë e ngrohtë dhe mjaft e këndshme. Do merreni vesh mirë me atë që keni në krah. Beqarët do…

E pazakontë në festën kuqezi pas fitores! Broja i përlotur në stol nuk do të marrë pjesë, Hysaj e merr me zor të shkojë te tifozët (Video)

Shqipëria ka siguruar për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në fazën play-off të Kupës së Botës. Një arritje e jashtëzakonshme që padyshim është shoqëruar…

Tre ditë pas at entatit në Rinas ku u v ra Gilmando Dani, gjendet një arsenal ar mësh në zonën e Niklës

Menjëherë pas atentatit në Rinas, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP, Muçi Shaljani, policia ka nisur aksionet me qëllim zbardhjen e ngjarjes…

Rama premtoi rritje pensionesh, por BSH trondit: Nuk ka…

Tiranë, 09 Nëntor 2025 – Banka e Shqipërisë (BSh) ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj qeverisë shqiptare për gjendjen e vështirë dhe të paqëndrueshme të skemave…

Hetimet për 21 janarin, Berisha refuzon thirrjen e SPAK, nuk paraqitet për të dëshmuar

Sali Berisha nuk i është bindur fletëthirrjes së SPAK për të dëshmuar për 21 janarin. Ai është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat…

“Do SHFAROSEMI me ar mët bërthamore”/ Cako kundërshtohet nga teologu: Po hap …

Tema e djeshme në “Top Story” nga Grida Duma, solli diskutime e debate të shumta për teoritë konspirative. Teologu Miron Cako u shpreh se si besimtarët i…