E BUJSHME/ Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD

Gjyqtari i posaçëm Erjon Çela ka urdhëruar SPAK që të regjistrojë procedim penal për deputetin e Partisë Demokratike, ish-prokurorin Arjan Ndoja. Mësohet se togat e zeza kanë siguruar informacion për përfshirjen e Ndojës në disa vepra të rënda penale, ndaj kërkojnë hetimin e tij.

Me kërkesë të gjyqtarit Erjon Çela, prokurorët e posaçëm duhet të regjistrojnë procedim penal dhe të nisin hetimet për ish-kolegun e tyre që 6 vite më parë ra në atentat dhe në zgjedhjet e 11 Majit 2025, u zgjodh deputet i Durrësit në radhët e Partisë Demokratike.

Arjan Ndoja dyshohet për kryerjen e disa veprave penale, si “Pastrim i parave” dhe “Fshehja apo mosdeklarimi i pasurisë”.

Gjyqtari Erjon Çela pasi ka marrë në shqyrtim çështjen penale me objekt “Pushimin e hetimeve në lidhje me procedimin 1804 të vitit 2023”, ardhur për kompetencë lëndore në SPAK nga Gjykata e Shkallës së parë Tiranë, ka konstatuar pavlefshmërinë absolute të kërkesës për pushimin e hetimeve.

Ai ka vendosur të kthejë aktet hetimore pranë SPAK duke e urdhëruar organin e akuzës që të regjistrojë procedim penal dhe të nisë hetimet.

Gjykata e Posaçme ka konstatuar se Arjan Ndojës i ka ndryshuar statusi gjatë gjykimit, sepse aktualisht është deputet, dhe kompetenca i takon SPAK për hetime, jo Prokurorisë së Tiranës, e cila më parë e hetonte në cilësinë e ish-prokurorit.

Arian Ndoja përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi fillimisht si prokuror në Prokurorinë e Durrësit. Në vitin 2004, Ndoja u largua nga prokuroria dhe punoi si avokat deri në vitin 2008, kur u rikthye në sistem. Kur nisi detyrën, ai ishte i pastrehë, ndërsa në vitin 2015 kishte 24 shtëpi, 5 bodrume e garazhe dhe disa makina.

Related Posts

E rëndë/ 27-vjeçari humb j*tën pasi u shty nga baIIkoni, arrestohet i riu italo-shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në zonën Monteverde të Romës, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tretë. Sipas…

”Disa çështje të pazgjidhura mund të gjejnë një zgjidhje pozitiv”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e shtunë 15 Nëntor 2025

DASHI Do të keni një fundjavë energjike dhe të gjallë. Yjet favorizojnë iniciativën personale dhe dëshirën për t’u përfshirë. Sa i përket punës, disa çështje të pazgjidhura…

Zyrtare/ Konfirmohet nisja dhe data e Big Brother VIP Albania 5, prezantimi i besohet …

Pas shumë pritjesh dhe aludimesh që qarkullonin prej muajsh, më në fund ka një datë zyrtare: “Big Brother VIP Albania 5” do të nisë në dhjetor. Lajmi…

Nëna i merr j*etën djalit të saj 9-vjeçar, zbardhen detajet nga ngjarja e rëndë

Një ngjarje tragjike ndodhi të mërkurën në mbrëmje në apartamentin e një ndërtese në fshatin Muggia të Italisë, ku një grua 55-vjeçare ukrainase, Olena Stasiuk, e cila…

VIDEO e FR*KSHME në vend/ Maturanti dhe kushërira e tij 12 vjeçare rr*ihen barbarisht me shkopa bejsboIIi nga 4 të rinj!

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një sulmi brutal me sende të forta që ka ndodhur mesditën e djeshme në qendër të…

Ajo U Martua dhe U Zhduk — Por Ajo Çfarë Zbuluan Prindërit e Saj I La Të Gjithë Pa Fjalë

Ajo kishte pasur gjithçka: dashurinë e një burri, një martesë të ëmbël dhe plane për një jetë të përbashkët. Por pak kohë pas martesës, ajo u zhduk…