Skip to content

Kasapi 40 vjeçar vd*s tr*gjikisht pasi pret aks*dentalisht arterien e kofshës së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kilkisi të Greqisë, ku një kasap 40-vjeçar humbi jetën gjatë punës. Sipas informacioneve, burri i fatkeq preu aksidentalisht arterien femorale, duke shkaktuar gjakderdhje të rëndë.

Autoritetet thanë se Niko Teodoridi humbi jetën pasi preu aksidentalisht arterien femorale, dhe pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore të mjekëve – fillimisht në Spitalin e Kilkisit dhe më pas në “Gennimatas” në Selanik – ai nuk arriti të mbijetonte nga hemorragjia e pakontrollueshme.

“Fillimisht ai u transportua në spitalin e Kilkisit, ndërsa më pas u dërgua në spitalin “Gennimatas” në Selanik, ku mjekët u përpoqën me çdo mënyrë ta mbanin në jetë”, thanë zyrtarët.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tyre, 40-vjeçari nuk ia doli të mbijetonte, raporton noa.al.

Published inTë fundit