‘Mos guxo të votosh…’ – SPAK zbardh mesazhet dhe audio-përgjimet që çuan nën hetim kryebashkiaken Majlinda Bufi

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e cila akuzohet për “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, sipas nenit 328/a/3 të Kodit Penal.

Hetimet kanë zbuluar një seri komunikimesh, presionesh dhe mesazhesh, përfshirë edhe një bisedë ku Bufi i kërkon një qytetari: “Mos guxo të votosh… deri sa të mbarojnë zgjedhjet, mos hapi gojë!”

Audio-përgjimi që ndezi hetimet

Më 6 maj 2023, në media u publikua një audio me titullin “Mos guxo të votosh”, ku dëgjohet qartë Bufi duke i bërë presion qytetarit G.B, përfitues i programit social të bashkisë “Përmirësimi i kushteve të banimit”.

Sipas transkriptit të SPAK, gjatë takimit në Bashki, Bufi i thotë qytetarit: “Që nga ky moment e derisa të mbarojnë zgjedhjet, të mos hapi gojë, të mos flasësh as ti, as familja jote, të rrish në shtëpi dhe të mos shkosh të votosh!”

SPAK thotë se kjo deklaratë është bërë nën kërcënimin e masave administrative, duke i përmendur qytetarit se punimet në shtëpinë e tij ishin “tejkalim i ndihmës” dhe se ai kishte “ndërtim pa leje”.

Si nisi presioni ndaj qytetarit

Hetimet zbuluan se para takimit me kryebashkiaken:

Punonjës të IMT Roskovec kishin shkuar në banesën e G.B.

I kishin kërkuar të ndalonte punimet dhe i kishin bërë kontroll dokumentacionit.

Më pas ai është thirrur në Bashki, ku ka ndodhur biseda e regjistruar.

Gjatë takimit, Bufi i ka përmendur se i kishte parë mesazhet që G.B. kishte shkëmbyer, ku uronte “fitore” një kandidati të opozitës. Sipas SPAK, presioni ndaj tij lidhej drejtpërdrejt me aktivitetin e tij politik.

Akti penal: presion për të mos votuar

SPAK thotë se kryebashkiakja i kërkoi qytetarit që:

Të mos merrte pjesë në votimet e 14 majit 2023

Të mos angazhohej në fushatë për parti të tjera

Të mos fliste me askënd për situatën

Kjo bie në kundërshtim me nenin 329 të Kodit Penal, i cili parashikon dënime deri në dy vjet burg për kanosje ose presion ndaj votuesve.

Megjithatë, pavarësisht presionit, SPAK sqaron se G.B. ka ushtruar të drejtën e votës, sipas vullnetit të tij.

Shkeljet në programin social

Hetimet konstatuan se:

Qytetari G.B ishte përfitues i programit social të bashkisë.

Por objekti i ndërtimit nuk ishte “banesë ekzistuese”, por një strukturë e nisur së fundmi.

Dokumentacioni i pronësisë kishte mangësi.

Kryebashkiakja ka pasur dijeni për këtë situatë, por gjithsesi ka ushtruar presion politik.

SPAK: Hetimet të përfunduara, çështja në gjykim

Më 14 nëntor 2025, SPAK njoftoi se procedimi penal është përfunduar dhe se Majlinda Bufi është dërguar për gjykim. Akuza kryesore: “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Organet e akuzës vlerësojnë se presioni ndaj qytetarëve në prag zgjedhjesh përbën cenim të rëndë të procesit demokraktik dhe pjesëmarrjes së lirë në votime. /noa.al

Related Posts

Horoskopi ditor, e martë 13 janar 2026

Dashi Shikoni ne te shkuaren tuaj per te gjetur pergjigjet qe po kerkoni. Gjerat nuk jane sic e mendonit dhe do tju duhet te tregoheni te vemendshem…

Çfarë ndodhi? Edhe një tjetër banor kërkon të lërë shtëpinë e BBVip

Prime-n e së shtunës, Stine vendosi që të linte përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Që në nisje të spektaklit, këngëtari u shpreh se nuk ka…

“Futi 32 tonë k*kainë”! Artan Hoxha zbulon emrin e shqiptarit: E kaloi në portin e Antverpit…

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews se krerët shqiptarë të tr*afikut ndërkombëtar të dr*gës kanë futur në Evropë nga Amerika Latine tonelata me lëndë…

Këngëtari i njohur shqiptar në zi, humb motrën në moshë të re

Këngëtari i njohur, Marsel Selita, po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ai ka humbur motrën në moshë të re, një lajm…

❣️H0T OR H0T❣️

Viti 2026 dhe fati: Dita më me fat për secilën shenjë të horoskopit

Datat më me fat të vitit 2026, shenjë për shenjë Zodiaku 2026 mund të tregojë edhe cilat janë datat më me fat për çdo shenjë të horoskopit….