Skip to content

Rikthehet “Big Brother VIP Albania”, por me një fytyrë të re

“Big Brother VIP Albania” do të rikthehet zyrtarisht në muajin dhjetor, pasi Top Channel ka konfirmuar nisjen e sezonit të ri me spotin e publikuar në Instagram.

Përveç konfirmimit të datës, vëmendjen e ka marrë edhe “fytyra” e re e spektaklit, pasi logoja e BBVA vjen krejt ndryshe nga edicionet e mëparshme.

Pas disa ditësh zërash dhe aludimesh në rrjet, produksioni i Top Channel ka bërë njoftimin zyrtar, duke i dhënë fund pritjes së fansave.

Ky ndryshim i theksuar në pamjen e logos, e cila është simboli identifikues i formatit, tregon se produksioni ka vendosur të nisë një kapitull të ri, duke sinjalizuar se edicioni i pestë do të sjellë ndryshime të mëdha, qoftë në lojë ashtu edhe në kastin e banorëve,

Published inTë fundit