Berisha gatoi “21 Janarin” dhe ka mbi shpatulla përgjegjësinë e 4 të vr ave në bulevard, rrëfimi shokues i gazetarit…

Sali Berisha gatoi “21 Janarin” dhe ka mbi shpatulla përgjegjësinë e katër të vrave në bulevard, rrëfimi shokues i gazetarit që u plagos 14 vite më parë dhe pa tmerrin me sy, ish-kryeministri do të Shoqërohet zvarrë në SPAK, ja frika më e madhe që kaRigels Seliman

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili ishte dëshmitar dhe në krye të detyrës gjatë protestës së 21 Janarit 2011, ku në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë në Tiranë, mbetën të vrarë katër protestues dhe u plagosën qindra të tjerë, ka ofruar një dëshmi të fortë lidhur me përgjegjësinë e ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një intervistë për mediat, z. Mahmutaj, i cili asokohe (14 vite më parë) u plagos, thekson gjatë një interviste televizive se Berisha është ai që gatoi “21 Janarin” dhe e ka mbi shpatulla këtë masakër, duke insistuar se “nuk do të hiqet kurrë njolla” e kësaj ngjarjeje prej tij. Sipas Mahmutajt, Berisha ka refuzuar të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), pasi ai “gjithmonë i ka anashkaluar dhe gjithmonë i ka anatemuar organet e drejtësisë shqiptare”. Gazetari parashikon se Berisha nuk njeh gjuhë tjetër veçse “gjuhën e dhunës” dhe “nuk ka për t’u paraqitur derisa të merret dhe të dërgohet forcërisht në SPAK”. Po ashtu, gazetari Mahmutaj shprehet prerë se ish-kryeministri e di mirë se çfarë e pret në Prokurorinë e Posaçme, pasi “Berishën e pret komunikimi i akuzës” dhe ai do të paraqitet si “person nën hetim” dhe jo si dëshmitar. Për më tepër, vetë Berisha, sipas dëshmitarit, ka pranuar gjatë viteve se “vrava katër, do vrisja 4.000”, çka e bën të panevojshme dhënien e deklaratave rreth rrethanave të ngjarjes, por vetëm si i akuzuar. Ndërkohë z. Mahmutaj e quan turp që të vriten shqiptarë mes shqiptarësh, në mes të Tiranës, duke thënë se kjo s’ndodh as në vende lufte si Gaza.

-Z. Mahmutaj, ju keni qenë dëshmitar më 21 Janar 2011, keni qenë në krye të detyrës. Hera e dytë, një fletë-thirrje për zotin Berisha, i cili ka refuzuar, nuk ka shkuar dje në SPAK për këtë çështje. Keni një koment?

Ishte e pritshme që Berisha të mos paraqitej në SPAK, sepse Berisha gjithmonë i ka anashkaluar dhe gjithmonë i ka anatemuar organet e drejtësisë shqiptare. Dhe kjo ishte e pritshme. Nuk është ndonjë surprizë e jashtëzakonshme. Berisha nuk ka për t’u paraqitur derisa të merret dhe të dërgohet forcërisht në SPAK, sepse Berisha, në cilindo moment të përballjes së tij me drejtësinë në këto 34 vjet që mbizotëron politikën shqiptare, asnjëherë nuk është paraqitur përpara organeve të drejtësisë. Madje, kemi dhe plot raste të tjera ku ai ka refuzuar edhe kur organet e drejtësisë kanë shkuar tek ai. Sali Berisha nuk njeh gjuhë tjetër veçse gjuhën e dhunës. Pra, ai ka përdorur vetë dhunën, e ka bërë institucion dhunën në kohën që ka qeverisur vetë, dhe ndërkohë tani mbështetet gjithçka mbi dhunë. Pra, Berisha nuk njeh gjuhë tjetër derisa të tërhiqet dhe të dërgohet zvarrë prej policisë në SPAK.

-Zoti Berisha është shprehur që nuk është njoftuar, pra nuk i kanë arritur fletë-thirrjet dhe është shprehur i gatshëm për të shkuar në SPAK…

Tani, këtë e ka thënë javën e kaluar—në mos gaboj, në fillim të javës, ditën e hënë. Sot jemi e premte. Pra, ka pesë ditë që ka thënë që nuk i ka shkuar ftesa. Ndërkohë, ftesa është dërguar në tri mënyra: privatisht, te Partia Demokratike, dhe në Kuvend si deputet i Kuvendit. Pra, në të trija këto institucione ku i janë shkruar zyrtarisht ftesat, ai nuk e ka marrë. Ka thënë të hënën se i ka ardhur ftesa, ndërkohë është ai që e ka refuzuar ta marrë ftesën.

-Atëherë, si do ta kuptojmë këtë? Është presion që i bëhet prokurorit të çështjes?

Jo. Berisha e ka kështu: Mbrojtja më e mirë është sulmi, dhe në cilindo moment, ai vetëm sulmon, sepse këtë e konsideron mbrojtje. Nuk ka zgjidhje tjetër Berisha. Berisha nuk njeh gjuhë tjetër, nuk ka zgjidhje tjetër, nuk ka punë tjetër, dhe Berisha funksionon vetëm në këtë lloj forme.

-Po, pra, z. Mahmutaj, herën e tretë ai do shkojë sepse në qoftë se nuk shkon, merret forcërisht. Pra, pse e bën? E bën për atë që ju thatë. Pra, ka nisur sulmin.

Sali Berisha, me thënë të drejtën, vetë s’ka për t’u paraqitur, por do paraqitet vetëm i shoqëruar nga policia. Pra, asnjëherë nuk do paraqitet vullnetarisht. Berisha e di çfarë e pret në SPAK. Berishën e pret komunikimi i akuzës. Është person nën hetim dhe nuk është dëshmitar. Nuk do të pyetet për dëshmi, nuk do të pyetet për deklarime, por do të japë deklarime si person nën hetim. Berisha është nën hetim. Sali Berisha është ai që “gatoi” 21 Janarin. Berisha e ka mbi shpatulla 21 Janarin. Berishës nuk do t’i hiqet kurrë njolla e 21 Janarit, si të paraqitet vetë, si ta marrin me forcë. Për këtë unë kam qenë skeptik deri tani dhe vazhdoj akoma të jem skeptik, sepse Berisha do të bëjë këto lojërat siç i ka bërë: me hallakatje, me pingpong nëpër institucione, me vonesa, me procedura.

-Po, Berisha për 21 Janarin do të përfundojë i dënuar? Ju thoni që Berisha, në momentin që do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, pra, do t’i komunikohet akuza, dhe nuk do të shkojë atje si person që do të pyetet?

Sali Berisha nuk shkon. Ai do pyetet, do japë deklarime, po do japë deklarime rreth akuzës, pra si i akuzuar, dhe jo të japë deklarime si person që ka dijeni për ngjarjen. Berisha e ka thënë në këto 15 vjet afërsisht, pa ndalim: “Vrava katër, do vrisja 4.000, kam bërë atë, kam mbrojtur institucionin, kam vrarë, kam prerë.” Pra, i ka pranuar vetë të gjitha këto, njëra pas tjetrës. Berisha nuk ka më nevojë për të dhënë deklarime rreth çështjes, rreth rrethanave të ngjarjes, e të tjera. Berisha do të japë deklarime vetëm si i akuzuar, pra si njeri i pandehur, dhe jo si njeri që ka dijeni për ngjarjen.

-Ndërkohë, pak ditë më parë, në SPAK u paraqit dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Si e shikoni deri tani punën dhe hetimet për ‘21 Janarin’ nga ana e Prokurorisë së Posaçme, ku pas zotit Basha pritet edhe zoti Berisha?

Shiko, zoti Basha, të paktën – ju më korrigjoni për kohën – besoj aty nga vitet 2017-2018, ku filloi të kishte ato çarjet e para në Partinë Demokratike, pra me Berishën, që atëherë Basha e ka kërcënuar gjithmonë Berishën me deklaratat e tij publike, duke thënë që “do paraqitem atje.” Pra, presupozonte Prokurorinë e Posaçme. “Do paraqitem atje dhe do them ato që di”. Pra, Basha ka informacione, di, sepse ka ditur për shkak të postit, ka ditur për shkak të afrimitetit me Berishën. Ministri i Brendshëm, njeriu më i afërt i Berishës, bashkëpunëtori më i afërt i Berishës, dhe gjithashtu në 21 Janar njeriu që u pa në të gjitha cepat e Kryeministrisë, që nga zyra e Berishës, nëpër korridore, lart mbi tarracën e Kryeministrisë, e të tjera. Pra, u pa në të gjitha pikat, unë do t’i quaj strategjike të 21 Janarit, ose pikat e rëndësishme të asaj që pasoi 21 Janari. Ndërkohë, një ditë më përpara, pra në datën 20 Janar 2011, zoti Basha ndodhej te Policia e Shtetit, pra përballë Ministrisë së Jashtme, te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për të marrë masat për protestën e lajmëruar për të nesërmen, pra për protestën e 21 Janarit. I pyetur nga gazetarët (unë kam qenë dhe vetë prezent aty, kam qenë dhe një nga gazetarët që kam qenë prezent vetë), nëse do të eskalohej me dhunë ditën e nesërme, ai me plot gojën është shprehur që: “I kemi marrë masat për të gjitha dhe ne nuk do të mbajmë përgjegjësi nëse do të ketë dhunë për ato që do t’ju bëjmë dhunuesve”. Domethënë, Basha ishte i parapërgatitur. Ndërkohë, në qoftë se do ta analizojmë pak këtë pjesën e Bashës: gati një vit më parë ose diçka më pak se një vit më parë, zoti Basha ndodhej në Amerikë, te Zëri i Amerikës, ku dha një intervistë të gjatë, ku mes të tjerave u përmend dhe 21 Janari. Gjatë kësaj interviste Basha u shpreh që në 21 Janar, në fillim, më thanë që janë vrarë policë, pastaj më thanë që janë vrarë protestues. Pra, Basha bën atë lojën, lojën e naivit, që nuk ka asnjë lloj vlere tani. Dhe, kur një ditë përpara 21 Janarit thoshte që “ne kemi marrë masat dhe nuk do të mbajmë përgjegjësi çfarë do t’ju bëjmë atyre që do dhunojnë nesër,” ndërkohë në momentin e ndodhjes së krimeve thotë që “unë nuk kisha dijeni dhe më informuan dhe më thanë që janë vrarë policë”. Pra, Basha na del nga një “shejtan budalla” në një naiv komplet. Tani, duhet ta ndajmë këtë punën e Bashës. Në lidhje me Berishën, t’i kthehem pyetjes suaj: Basha bën mirë t’i thotë ato që di rreth asaj çështjeje, pra t’i ketë thënë, sepse realisht mund të thërritet përsëri. Prokuroria, sipas gjasave, edhe Bashën do ta marrë të pandehur në çështje, të akuzuar. E mira është që Basha, duke qenë një njeri që nuk ka pasur ndonjë shtyllë kurrizore dhe nuk ka qenë ndonjëherë vendimmarrës, të paktën ato që di t’i thotë, për të lehtësuar dhe për të sqaruar më tepër hetimin. Pra, deklaratat e tij do ta ndihmonin deri diku hetimin. Por gjithsesi, për mendimin tim (kësaj i kam vjet që i qëndroj): nuk është e nevojshme as të thërritet Berisha, as Basha, as kush tjetër, sepse mjafton sikur të shfrytëzohen vetëm pamjet filmike bruto të televizioneve shqiptare që kanë transmetuar atë ditë, dhe është gjithçka e dukshme. Është e dukshme nga është qëlluar, si është qëlluar, cili është vrarë, si është vrarë, e të tjera. Këto pastaj: a e rrahu Berisha atë bodigardin, shefin e sigurisë së Berishës që e ka ai, Adhami, apo Andrea Prendin, në zyrë? A nuk e rrahu? A ia mori pistoletën apo nuk ia mori pistoletën? Ato le t’i zgjidhin ata me njëri-tjetrin. Pistoleta e Andrea Prendit ka vrarë njerëz. Tani, kush qëndroi mbrapa këmbëzës? A e tërhoqi këmbëzën Adhami apo e tërhoqi Andrea Prendi? Është tjetër muhabet. Këto gjëra le t’i zgjidhin sepse janë të dy të akuzuar. Kanë marrë jetë njerëzish. Dhe të marrësh jetë njerëzish në mes të ditës, në mes të Tiranës, përpara institucionit qendror të shtetit, dhe përpara syve të gjithë botës? Kjo nuk ndodh, nuk ndodh as në—ndodh vetëm nëpër vende ku ka luftëra, ndodh në Gaza. Shqiptarë mes shqiptarësh është turp.

Related Posts

Klubi i DINAMOS jep lajmin e trishtë, për futbollistin e Kombëtares!

Nasër Aliji po kalon një moment të vështirë, ndërsa Dinamo ka njoftuar se nëna e tij ka ndërruar jetë. Vetë futbollisti i Kombëtares ka munguar në ndeshjet…

“Flemë mbi flori, por jemi të varfër”/ Minatorët e Spaçit prej 36 ditësh në grevë, Albert Bushpreni: Nëntoka e paralizuar, nuk ka prodhim!

Minatorët e Spaçit në Mirditë janë në protestë prej disa javësh, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre nga kompania private që menaxhon minierën. Situata është…

Ministri shpjegon vendimin e qeverisë: Ja pse do të jepen bonuse çdo muaj për pensionistët…

Ministri i Financave, Petrit Malaj ka shpjeguar se përse u vendos që të jepen bonuse mujore për pensionistët. Malaj shprehet se qeveria shqiptare ka vendosur që pensionistët…

“Ti Arbana duhet ta drejtosh Big-un. Ata donin Ledionin, por…”- Deklarata e fortë e Ben Blushit, reagon Ledion Liço

Një dialog i papritur mes moderatores Arbana Osmani dhe Ben Blushit ka sjellë në vëmendje një prapaskenë të panjohur rreth edicionit të “Big Brother”, ndërsa Ledion Liço…

Zyrtare/ Konfirmohet nisja dhe data e Big Brother VIP Albania 5 — prezantimi i besohet…

Pas dyshimeve për një mungesë të sezonit të ri të “Big Brother VIP Albania”, ka ardhur konfirmimi zyrtar — spektakli nis në dhjetor, nën drejtimin e Ledion…

”Bëjini sytë katër dhe kujdes me …”/ HOROSKOPI I SË SHTUNËS

Dashi Jeta juaj ne çift do ece ne rrugën e duhur gjate kësaj dite. Do kuptoheni për mrekulli me atë qe keni ne krah dhe nuk do…