‘Keni rritur pagat vetëm për veten tuaj’, Rama i përgjigjet komentuesve: Do vazhdojmë…

Gjatë dëgjesave publike për buxhetin e qytetarëve në Njësinë 3 në Tiranë, Kryeministri Rama iu përgjigj komenteve të mbërritura nga takimi i një dite më parë, ku qytetarë shprehën kritika lidhur me rritjen e pagave.

Rama theksoi se qeveria nuk ka rritur vetëm pagat për administratën, por ka ndërmarrë rritjen më të madhe të përgjithshme të pagave ndonjëherë. Ai u shpreh se rritja e pagave do të ndikohet gjithashtu nga rritja e pagës minimale.

Ai shtoi se mësuesit do të përfitojnë 3 mijë lekë të reja më shumë në muaj. Ndërkohë në sektorin e shëndetësisë dhe policisë, pagat do të rriten duke llogaritur edhe vjetërsinë në punë.

Rama: Kam disa komente këtu nga dëgjesa e djeshme, shkuan: “keni patur rritje rrogë vetëm për veten tuaj, prandaj shtyje dhe tre vjet të tjera, se 2030 keni ju, jo më përpara”.

Ndërkohë që ne i kemi rritur rrogat si asnjëherë më parë dhe edhe në buxhetin e 2026 do të vazhdojmë t’i rrisim rrogat. Po dua t’ju them vetëm këtë, që ashtu si për pensionistët, rritja e çdo viti do të jetë veç dhe indeksimi do të jetë veç, nuk është se do rrisnim nga në anë dhe do heqim nga ana tjetër. Për çdo vit, vetëm për indeksimin do jetë 50 milionë euro. Edhe për pagat do të ketë rritja për shkak të pagës minimale.

Mësuesit do të kenë 3 mijë leke të reja më shumë në muaj, në shëndetësi në do të fusim edhe llogaritjen ne vjetërsisë në punë. Nga janari i vitit të ardhshëm për mjekët e përgjithshëm, paga sot është 131 000 lekë të reja do të shkoj, 143 000 mijë lekë të reja. Për mjekët në spitale është 174 mijë lekë do të shkoj 186 mijë lekë të reja, për infermierët është 87 000 do të shkoj 92 500 lekë të reja. Po ashtu, edhe për punonjësit e policisë do të futet vjetërsia në punë, që për gradat më të ulta, përkthehet në 5 mijë lekë të reja plus në muaj.

Related Posts

Pensionisti pyet Ramën për Berishën, Kryeministri: Kush është ky?

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e Njësisë 3 foli edhe për Kryedemokratin Sali Berisha. Rama theksoi se ai është një emër që nuk e…

Atentati mafioz me dy viktima në Rinas, kryeministri Rama reagon për herë të parë: Do ishte zbardhur në kohë reale, nëse…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë atentatin mafioz me dy viktima në Rinas, ku si pasojë e breshërisë së plumbave humbën jetën Gilmando Dani,…

“Stuhia ka nibale” godet Tokën/ Një profeci nga Baba Vanga po konfirmohet

Një stuhi diellore e fuqishme “kanibale” godet Tokën, duke ndërprerë komunikimet dhe satelitët. Profecia e Baba Vangës del përsëri në pah. Një nga parashikimet legjendare të Baba…

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në stacionin e policisë , 9 viktima dhe 29 të pl agosur

Të paktën 9 persona humbën jetën dhe 29 të tjerë u plagosën kur një grumbull eksplozivësh të sekuestruar shpërtheu në një stacion policie në pjesën indiane të…

U qëllua me 10 pl umba në ate ntatin e Rinasit, ndërron jetë në spital efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani

Muçi Shaljani ka ndërruar jetë 5 ditë pas atentatit mesditën e 11 nëntorit pranë Aeroportit të Rinasit. Ai ndodhej në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë…

Çfarë ndodh nëse i ujitni bimët me qumësht apo ujë me sheqer? Truku viral që po qarkullon në rrjete – ja e vërteta!

Duket si ide e zgjuar për rritje të shpejtë, por në fakt është një mashtrim viral që dëmton rrënjët. Në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, po qarkullojnë…