Nga e hëna ndryshon Moti, sinoptikania zbulon ditët problematike.

Sipas parashikimeve nga Tanja Porja, fundjava vjen me mot të qetë dhe të ngrohtë në të gjithë vendin. Mbrëmja dhe nata kalojnë me kthjellime, ndërsa vranësirat mbeten të lehta dhe të kalimtare, kryesisht në zonat juglindore. Nuk parashikohen rreshje.

Temperaturat e mëngjesit rriten sërish, me vlera minimale rreth 5 gradë në veri dhe verilindje, ndërsa zona të tjera të Shqipërisë luhaten nga 7°C në juglindje deri në 16°C përgjatë bregdetit.

Mesdita e së shtunës sjell temperatura më të larta: zonat malore rikthehen në 20–21°C, veriperëndimi qëndron rreth 23°C, ndërsa jugu dhe jugperëndimi arrijnë deri në 25°C. E diela pritet edhe më e ngrohtë, me maksimum që prek 27°C. Gjatë pasdites vranësirat shtohen në të gjithë vendin, por sërish pa rreshje.

Nga e hëna panorama ndryshon percjell shqiptari.net. Mesdita sjell vranësira të dendura, ndërsa pasditja dhe mbrëmja nisin rikthimin e rreshjeve fillimisht në veri dhe veriperëndim.

E marta dhe e mërkura janë ditët më problematike, me rreshje të dendura dhe rrebeshe të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit, sidomos përgjatë shtrirjes perëndimore dhe jugperëndimore.

Nga e mërkura pasdite rreshjet fillojnë të zbuten, ndërsa e enjtja sjell reshje më të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat ruajnë nivel të lartë deri të hënën, ku maksimumet lëvizin rreth 27°C. Nga e marta nis rënia graduale si në mëngjes edhe në mesditë për shkak të rreshjeve.

Në Ballkan fundjava paraqitet me vranësira në pjesën më të madhe të rajonit, ndërsa dielli dominojnë në juglindje dhe disa zona të Detit të Zi. Ditën e dielë rreshje shfaqen në veriperëndim të Ballkanit. Temperaturat në mëngjes luhaten nga 6°C në veri deri në 18°C në jug, ndërsa në mesditë nga 20–21°C në veri deri në 26–27°C në Greqi dhe zonat jugore.

Edhe kontinenti europian sjell kontraste. Lindja është kryesisht me diell por e ftohtë, ndërsa rreshjet përqendrohen në gadishullin Iberik, brigjet perëndimore dhe ishujt britanikë. Në veri dhe verilindje temperaturat zbresin në vlera negative në mëngjes. Ndërsa Mesdheu, Italia Qendrore dhe Ballkani ruajnë temperatura të larta, me maksimume që shkojnë deri në 27–28°C

Related Posts

Tr*nditëse në Shqipëri/ 24-vjeçari i merr j*tën 2-vjeçares, detajet e para

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 13:55 në lagjen nr. 2 të Rrogozhinës, ku një vajzë vetëm 2 vjeçe ka humbur j etën pasi u godit…

P*rndjekje shqetësuese në Lezhë, 24-vjeçarja denoncon publikimin e të dhënave personale në rrjetet sociale

Lezhë, 15 nëntor 2025 – Një 24-vjeçare nga Lezha ka denoncuar në Polici një rast të rëndë përndjekjeje, duke deklaruar se një person i paidentifikuar e ka…

Surprizat e 16 Nëntorit: Ja cilat shenja do të shkëlqejnë dhe cilat duhet të tregohen të kujdesshme!

Kjo e diel sjell një energji të larmishme për secilën shenjë. Disa përfitojnë nga ndikime të forta të Marsit dhe Merkurit, që rrisin vendosmërinë, qartësinë dhe aftësinë…

Përmbyset autobusi me 40 pelegrinë

Si pasojë e aksidentit, 12 persona pësuan plagë të lehta dhe u dërguan menjëherë në spitalin e Volosit për trajtim. Forcat e policisë, tre automjete zjarrfikësish dhe…

Dy të miturat bien pre e një suImi brutaI nga 7 bashkëmoshatare në park. FiImojnë me celular ‘skenën’ e rëndë

Dy vajza 13-vjeçare u sulmuan të premten në mbrëmje në një park në zonën Evosmos të Selanikut nga gjashtë të mitur të tjerë, të moshës 13 dhe…

Aksident i rëndë në aksin Vlorë–Kotë! Pëplasen dy automjete dhe përmbysen në rrugë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Vlorë–Kotë, ku u përfshinë dy automjete dhe një person mbeti i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth…