Marlon Zela, vogëlushi me kaçurrela të dendur dhe sy plot shkëlqim, u bë menjëherë një nga momentet më të komentuara të episodit të fundit të “X Factor Kids” në Tv Klan. Që në hapat e parë në skenë, prezenca e tij plot energji dhe buzëqeshja e sinqertë tërhoqën vëmendjen e jurisë, por ishte një detaj i vetëm ai që ngriti kureshtjen e publikut: prej kujt e ka trashëguar talentin?
Pyetjes së Eneda Tarifës, Marlon iu përgjigj me një sinqeritet sharmant dhe një natyrshmëri që vetëm fëmijët mund ta shprehin:
“I kam ngjarë hallës së babit.”
E habitur, Eneda e pyeti sërish për t’u siguruar, por vogëlushi e bëri akoma më të qartë:
“Halla e babit tim është Vaçe Zela.”
Në atë moment, salla shpërtheu në duartrokitje dhe juria mbeti e emocionuar. E madhja Vaçe Zela, një nga ikonat më të rëndësishme të muzikës shqiptare, dukej se kishte lënë gjurmë të fuqishme në brezin e ardhshëm të familjes. Eneda Tarifa nuk e fshehu respektin:
“Shumë, shumë respekte për hallën tuaj, na ka dhënë shumë. Tani të shohim nëse e ke edhe ti atë talentin e saj.”
Me besim të plotë në vetvete, Marlon u përgjigj pa hezitim:
E menjëherë më pas nisi të këndonte. Zëri i tij i pastër, tingulli i ëmbël dhe interpretimi i sinqertë i lanë të gjithë të mahnitur. Juria u pa duke buzëqeshur, ndërsa publiku ndoqi me admirim paraqitjen e tij, që për moshën e vogël ishte më shumë se premtuese.
Në prapaskenë ndodhej Hysni Zela, babai i Marlonit, i cili nuk i fshehu emocionet. I prekur, ai u shpreh:
“Unë akoma kam emocion… këndoi shumë bukur, por kur të vijë mosha 17-18 vjeç atëherë do të shihet.”
Deklarata e tij la të kuptohej se familja e ruan me maturi pritshmërinë, pavarësisht talentit të dukshëm të djalit.
Performanca e Marlon Zelës jo vetëm që ndezi emocionet në sallë, por riktheu në skenë një pjesë të shpirtit të Vaçe Zelës – një trashëgimi artistike që duket se vazhdon të jetojë përmes brezave. Një moment i bukur, i pastër dhe i paharrueshëm për ndjekësit e “X Factor Kids”,