“Pushka top”/ Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vr*s njërin nga ju…

Plani i pa finalizuar për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, nuk e ndali Nuredin Dumanin. Në një qytet ku gjaku nuk thahej dhe besa ishte vetëm fjalë, ai bashkë me Erjon Alibejn, po ndërtonin listën e zezë të ekzekutimeve…

Në lagjen “Kala” të Elbasanit, në banesën ku Alibej ruante kujtimet e fëmijërisë, kaloheshin netët ku planifikoheshin vrasjet….

Shpesh, ata kalonin para lokaleve apo ambjenteve të kundërshtarëve me një furgon sigurie të blinduar. Sfidues, si një paralajmërim i heshtur: jemi këtu, dhe jemi gati.

“Në lagjen ‘Kala’ kishte një shtëpi të mëparshme, Erjon Alibej, pra jemi takuar aty. E ka sjellë Ceni, me furgon VITO ‘Gjoka Security’. Kemi dalë edhe xhiro nëpër Elbasan, me këtë furgon ‘Gjoka Security’, unë Erjon Alibej dhe Arsen Preçi. Kemi dalë duke i bërë, duke i bërë, si ta them: Sfidë, ata ku ai mendonte se i kishte kundërshtarët e tij, ku kishin lokale apo prona, i kalonim përballë atyre, ishim të armatosur normalisht.”

Në banezën që u kthye në bazën e tyre, në prani të Alibejt, Nuredin Dumani ka komunikuar në aplikacionin SKY ECC me Kel Kamamin alias Mikael Qosja.

Njeriu i afërt i Çopjave, njihej edhe me nofkën Keli i Kiçit. Komunikimi mes tyre kaloi në intriga për shitjen e njerëzve të tyre. Dumani të dorëzonte “Krymin”, pra Alibejn, dhe Kamami të shiste “Momën”, siç e thërrisnin Talo Çelën. Në fakt, Dumani po përpiqej ta fuste në kurth.

“Një nga bisedat e mia me Kel Kamamin, ishte se pse i vrava këta të katërt. Dorian Shkozën me Mirë Haxhinë, bashkë me vëllanë e vet. I thashë: dhe nuk do ndaloj duke i vrarë të gjithë shokët e Talos, e di që je dhe ti shoku Talos, po me ty e di që ke…. duke i bërë kështu si ta them moral, që ti ke burrni edhe ma jep Talon po të duash…

Më tha: “Ti më tha vrit ‘Krymin’ unë do të jap Talo Çelën edhe 2 milion euro”. I thashë jo, -ti më jep 1 milion e gjysmë euro, fillimisht më jep Talo Çelën, lekët mi jep pasi të vras ‘Krymin’. Po inskenonim një lojë me Erjonin, që ta bënim të bindur.”

Kur biseda u bë serioze në lojë futet edhe Hajdar Çopja, personi që donte të vdekur Erion Alibejin.

“Aty kur unë pranova më tha na foli “D”-së, “D-ja”, ishte Hajdar Çopja. Po i thonë Dari shkurt. I thash për kaparin, desha me i marr 1 milion euro kapar. 200 mijë tha ti lë ku të duash, i thashë jo, nuk e bëj për 200 mijë euro, se do paguaj shumë njerëz që ta bëj këtë punë, kështu që më jepni 1 milion euro që ta vazhdojmë edhe Talo Çelën.

Edhe përfundimisht, ata nuk pranuan me këto kushte. Edhe i kam thënë do të vras Ramazanin, do të vras Regis Runajn, çdo 10 ditë do të vras nga një të afërmin tuaj, derisa të më jepni Talo Çelën, përgjigja që më tha, e mbaj mend mesazhin fiks, “Tu bëftë pushka top vëlla”.

Pas këtij mesazhi, Dumani, e mbajti fjalën. Ai u përgjigj me plumba. Më 20 korrik 2020, ekzekutohet Emiljano Ramazani, shoku i ngushtë i Kel Kamamit, informator në vrasjen e Endrit Alibejit.

Nëntë ditë më pas, më 29 korrik, vritet Regis Runaj, djali i tezes “Kelit Kicit”. Mesazhi ishte i qartë: çdo 10 ditë, një viktimë.

Për Regis Runaj, e kishim vendosur shumë më përpara vrasjes së Ramazanit, por thjesht ishte çështje radhe, edhe po shihnim rrezikshmërinë se cilin person do të vendosnin për të ekzekutuar, pra për ta vrarë. Pasi e vendosëm për të vrarë Emiljano Ramazanin, siç e thashë radhën e kaluar, në të njëjtën kohë endosëm për të vrarë edhe Regis Runajn”.

Related Posts

IGJEUM, ja çfarë pritet të ndodhë: Ngrica në të gjithë territorin, vështirësi në transportin rrugor

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim të ri lidhur me situatën hidrometeorologjike në vend. Sipas përllogaritjeve, pritet të ulet rreziku i përmbytjeve në basenet e lumenjve…

Kosto prej 2.4 miliardë dollarë, VENDI EUROPIAN po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Tuneli më i gjatë dhe më i thellë në botë nën det po ndërtohet në Norvegji, me qëllim të ulë kohën e udhëtimit midis qyteteve të mëdha…

“Jam Balla, më ndihmo me 100 mijë euro për …”, ja si ranë biznesmenët në kurthet e mashtrimit në emër të politikanëve

Imagjinoni sikur në telefonin tuaj vjen një mesazh nga një prej njerëzve më të fuqishëm të politikës. Fotografia e profilit? E tij. Emri? I tij. Të përshëndet…

Goditi policin dhe u largua me vrap, ja dinamika e arratisjes së Altin Ndocit! Në ngjarje u përfshinë dy automjete

Një nga emrat më të njohur të botës së krimit, Altin Ndoci, është arratisur nga spitali i Durrësit. Momenti kur Ndoci i shpëtoi policisë, teksa ishte duke…

E rëndë/ Bυrri vr*υ grυaη e sëmυrë, më pas i jep fυηd j*tës së tij

Një burrë 88-vjeçar qëIIoi gruan e tij 83-vjeçare, e cila vuante nga një s*mundje e rëndë, dhe më pas iu drejtua ar*mës vetes, duke i marrë j*tën….

“Unë do ul kokën, ti ngre këmbët…”/ Keijsi-Kristit: Ti jashtë je te sektori banja …

Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” vijojnë të shtohen akoma e më shumë dita ditës. Në sfidën e dhënë nga Vëllai i Madh, Keijsi dhe…