Vr*u me thikë djalin e tij, i ndodh e paimagjinueshmja babait ne qeli

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin Hekuran Gjoni, i cili akuzohet se vrau djalin e tij Asim Gjoni.

Sipas organit të akuzës, në përfundim të hetimeve rezultoi se më datë 01.02.2025, shtetasi Hekuran Gjoni, për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar me djalin e tij Asim Gjoni dhe në konflikt e sipër e ka qëlluar me mjet prerës dhe si pasojë e plagës së marrë në ijën e majtë, ka gjetur vdekjen.

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi Hekuran Gjoni shpjegoi se atë ditë kur është ulur për të ngrënë bukë djali u ul po ashtu dhe nisi ta ngacmonte me fjalë. Ai është ndjerë keq dhe në një moment është acaruar dhe e ka qëlluar me shpullë në fytyrë.

Më pas sipas tij, djali A.Gj, e kapi nga rrobat, dhe i ka thënë mos i gjuaj. Në këtë moment, ka ndërhyrë vajza e cila i ka thënë pse sillesh me babain kështu, dhe djali i ka dhënë asaj një të shtyrë të fortë, duke e rrëzuar përtokë. Në këtë moment ai është acaruar shumë, ka kapur thikën e bukës që ishte në tavolinë dhe e ka goditur djalin e tij një herë në bark (ije).

Nga hetimi rezultoi se në trupin e kufomës nga këqyrja e jashtme dhe e brendshme u konstatua një plagë prerëse shpuese depërtuese në anën e majtë të gjoksit, shoqëruar me çarje të mushkërisë së majtë, cipës mbështjellëse së zemrës në anën e majtë të majës së saj si dhe plagë prerëse në gishtat e të të dyja duarve. Shkaku i vdekjes së shtetasit Asim Gjoni është shoku i rëndë traumtaik hemoragjik.

Prokuroria thotë se personi nën hetim shtetasi Hekuran Gjoni, ka konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, të parashikuar nga neni 79/c të K.Penal, në dëm të djalit të tij të ndjerit Asim Gjoni.

Vepra penale per te cilen akuzohet eshte tejet e rende, dhe ai nuk e priste kurre qe do te akuzohej kaq rende, pasi gjate deshmise kishte pretenduar se e ka kryer krimin ne kushtet e tronditjes se rende psiqike.

Related Posts

Aksident tragjik në Vlorë/ Dy të vd*kur dhe një i pIagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Kotë, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë….

Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026

Dashi Do ruani një dialog shume te mire gjate kësaj dite me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do vazhdoje te mbetet e ngrohte. Beqaret do vazhdojnë ta…

Zodiaku Ekstrem: Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë këtë javë [23.03 – 29.03.2026]

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, energji krijuese dhe ndryshime në prag. “Do’s” dhe “Don’ts” e kësaj jave…

Pikëlluese! Porta e futbollit bie mbi të, humb j etën 7-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Erlangen, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para…

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet një pallat dhe disa banesa; të pl agosur dhe dhjetëra të..

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtime në disa banesa përreth, si dhe panik mes…

Ardit Çuni tregon si zbuloi tradhtinë nga ish partnerja: Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar!

Këngëtari Ardit Çuni ka ndarë së fundmi detaje të panjohura nga jeta e tij personale, duke folur hapur për një nga momentet më të vështira që ka…