Ndërron jetë 48-vjeçarja, djali akuzon mjekët: Nuk treguan kujdesin e duhur, e nxorën nga spitali

Një 48-vjeçare ka ndërruar jetë në banesë në lagjen 15 të qytetit të Korçës.

Gentiana Nano u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës dy ditë më pare pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje, ndërsa është trajtuar në shërbimin e urgjencës dhe është dërguar më pas në shtëpi. Ditën e nesërme, përsëri nuk është ndjerë mirë dhe familjarët kanë njoftuar ambulancën dhe mjeku i ka bërë injeksione pasi viktima kishte rrahje të rritura të zemrës dhe tension të ulët.

Mëngjesin e sotëm, mësohet se 48 vjeçarja sërish nuk është ndjerë mirë dhe ka qenë djali dhe babai i saj që e kanë gjetur të pajetë në dhomë.

Djali i saj Erdiol Nano ka hedhur akuza kundrejt mjekëve të spitalit të Korçës duke thënë se këta të fundit nuk kanë treguar kujdesin e nevojshëm për nënën e tij.

“Mami thoshte që nuk jam mirë, e ndjej veten të lodhur dhe kam rrahje të larta të zemrës. E çuam në spital, ju bënë kontrollet, i thanë që kishte anemi, i dhanë disa mjekime dhe u larguam. Ajo vazhdonte të thoshte që nuk ndihem mirë por doktorët s’na thanë asgjë dhe e nxorën. Si mundet të lesh një njeri të largohet kur ai të thotë nuk ndihem mirë?

Ditën tjetër përsëri tha që s’jam mirë dhe lajmëruam ambulancën. Na thanë që e ka tensionin e ulët, rrahjet e zemrës të larta dhe i bënë tre gjilpëra. Gjatë ditës mami ankohej sërish që nuk ishte mirë.

Dua të di përse mjekët nuk na thanë çfarë duhet të bënim? Pse nuk e lanë në spital por e nxorën? Si e lanë të ikte nga spitali në atë gjendje? Sot më ndodhi mua, nesër mund ti ndodhë dikujt tjetër.”

Policia e Korçës po merr deklarimet e familjarëve për rastin ndërsa pritet që të merren në pyetje edhe stafi mjekësor që kanë qenë në shërbim përgjatë këtyre dy ditëve. Nga ana tjetër, trupi i 48-vjeçares do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

LEXO ME SHUME!

Related Posts

Skandal në Big Brother VIP Albania: Keijsi kërcënon rëndë Inën – “Do hash grushta…” (Video)

Një moment i fortë tensioni është regjistruar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke ndezur menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale. Gjatë një…

Rama: Falë humorit të AIIahut do i shesim energji Europës dhe me miqtë arabë do të bëjmë para

Pas pasaportës së BE-së që ende mbetet në sirtar, Edi Rama ka hedhur në tavolinë një tjetër “biletë” për Europën, energjinë e gjelbër shqiptare. Nga Abu Dabi,…

Pamje apokaliptike: Meteotsunami godet bregdetin, një i vd*kur dhe dhjetëra të pl*gosur

Një fenomen i rrallë natyror, i njohur si meteotsunami, ka goditur bregdetin e Argjentinës, duke shkaktuar humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e të paktën…

Donte të divorcohej, 30-vjeçarja merret me forcë dhe dh*’nohet nga vëllai dhe xhaxhai

Një rast i rëndë dhune në familje është regjistruar në Këlcyrë, ku një grua 30-vjeçare dyshohet se është marrë me forcë nga familjarët e saj dhe më…

Ilir Vrenozi la garën dhe doli nga BBV, Vëllai i Madh merr vendimin e rëndësishëm për 3 banorë të tjerë

Pas largimit nga shtëpia e “Big Brother Albania Vip 5” të Ilir Vrenozit, televotimi për të shtunën është anuluar. Ndërkohë në televotim ishin Iliri, Agelo, Keijsi dhe…

‘Do vij pas teje, ça të bëj këtu’! Stenaldo shpërthen në lot për Ilirin, banori: Qëndro për mua dhe Stine!

Iliri Vrenozi ka lënë sot përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, duke hequr dorë nga çmimi i madh. Para se të largohej, ai ka takuar të…