“Ky i ri në Shkodër fle mes rrugës, ka nevojë ndihmë”

Një qytetar i Shkodrës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një apel për ndihmë, lidhur me një të ri të pastrehë që prej kohësh jeton në rrugë. Në fotot e dërguara prej tij, i riu shihet teksa fle në një lulishte pranë kishës, i vetëm dhe pa askënd pranë që t’i ofrojë mbështetje apo ta pyesë nëse ka nevojë për ndihmë.

Në ditë të ftohta e të ngrohta, ai shtrihet në trotuaret e qytetit, ndërsa e vetmja mënyrë për të siguruar pak të ardhura mbetet mbledhja e mbeturinave. Sipas qytetarit, përveç një strehimi të sigurt, ai ka nevojë edhe për trajtim mjekësor, pasi vuan nga probleme të rënda dentare dhe shëndetësore.

Apeli u drejtohet Bashkisë së Shkodrës dhe shërbimit social, të cilët kanë detyrimin ligjor dhe human të kujdesen për këtë të ri. Mos e lini këtë djalë pa i dhënë një fije shprese!

Në mesazhin e plotë, qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ, doja të ndaja me ju një shqetësim të madh që kam për një djalë të ri dhe të paaftë që ndodhet në Shkodër. Ka dy vjet që unë e kam parë të lypë dhe mbledh mbeturina nëpër kazanët e qytetit.

Është shumë i dobët fizikisht. I pa larë dhe i kequshqyer. E kam parë që fle gjithë kohës rrugëve ku ta zërë nata. Nëna e tij gjithashtu ende rrugëve të Shkodrës duke lypur e duke kërkuar kazanët dhe mban rreth vetes gjithë ato qen rruge.

Më vjen shumë gjynah për këtë djalë që e shikoj të flejë rrugëve e trotuarëve në të ftohtë vetëm me një batanije ose fare pa të. Ka probleme denatare e shëndetësor. Ku janë institucionet? Ku është shteti? Dhe ku jemi ne të gjithë që kalojmë afër tij sikur nuk e shikojmë çdo ditë?

Sot ishte afër kishës dhe një dyndje me njerëz në meshën e orës 10:00 dhe të gjithë kalonin afër tij dukur të mos egzistonte. Ju lutem publikojeni që të bëhet diçka për të.

Related Posts

Aksident tragjik në Vlorë/ Dy të vd*kur dhe një i pIagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Kotë, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë….

Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026

Dashi Do ruani një dialog shume te mire gjate kësaj dite me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do vazhdoje te mbetet e ngrohte. Beqaret do vazhdojnë ta…

Zodiaku Ekstrem: Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë këtë javë [23.03 – 29.03.2026]

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, energji krijuese dhe ndryshime në prag. “Do’s” dhe “Don’ts” e kësaj jave…

Pikëlluese! Porta e futbollit bie mbi të, humb j etën 7-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Erlangen, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para…

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet një pallat dhe disa banesa; të pl agosur dhe dhjetëra të..

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtime në disa banesa përreth, si dhe panik mes…

Ardit Çuni tregon si zbuloi tradhtinë nga ish partnerja: Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar!

Këngëtari Ardit Çuni ka ndarë së fundmi detaje të panjohura nga jeta e tij personale, duke folur hapur për një nga momentet më të vështira që ka…