Loredana dhe Karim Adeyemi gjobiten me afro gjysmë milioni euro nga Gjykata gjermane, për posedim të..

Sulmuesi i kombëtares gjermane dhe ylli i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, është gjobitur me 450 mijë euro nga autoritetet gjermane, pasi në pronësinë e tij dhe të partneres së tij, këngëtares me origjinë shqiptare Loredana Zefi, janë gjetur a/rmë të ndaluara.

Sipas raportimit të të përditshmes gjermane Bild, rasti lidhet me një kontroll policor të kryer rreth një vit më parë, gjatë të cilit u zbuluan “dy objekte të klasifikuara si a/rmë të ndaluara” në sendet personale të çiftit. Zbulimi çoi në nisjen e procedurave penale, ndërsa Gjykata gjermane vendosi një gjobë të rëndë ndaj Adeyemit – 450 mijë euro, që do të paguhen në 60 këste prej 7,500 eurosh.

Megjithëse futbollisti nuk mori dënim me burg dhe rasti nuk përfundoi me një shënim penal, mediat gjermane e kanë cilësuar ngjarjen si një “goditje serioze për imazhin e një futbollisti të kombëtares”.

Adeyemi nuk ka komentuar publikisht, por përmes menaxherit Jorge Mendes është bërë e ditur se a/rmët e gjetura nuk ishin blerë prej tyre. Sipas sqarimit, ato ishin pjesë e një “mystery box” të porositur përmes TikTok — një pretendim që në aspektin ligjor nuk e ndryshon përgjegjësinë për posedim të a/rmëve të ndaluara.

Borussia Dortmund reagoi me një deklaratë zyrtare ku theksoi se klubi “i merr shumë seriozisht të gjitha çështjet penale” dhe se është në komunikim të rregullt me lojtarin dhe autoritetet kompetente. Megjithatë, nuk është konfirmuar nëse do të ketë masa të brendshme disiplinore kundrejt sulmuesit.

Mediat në Gjermani theksojnë se ky incident pritet të shtojë presionin ndaj Adeyemit për sjelljen e tij jashtë fushe, teksa klubi gjerman mund të hapë një hetim të brendshëm. Për momentin, futbollisti vazhdon stërvitjen normalisht me ekipin.

Sa i përket kombëtares gjermane, DFB mund të shqyrtojë rastin, por nuk pritet një dënim i ashpër, pasi bëhet fjalë për posedim dhe jo për përdorim të armëve. /Telegrafi

Related Posts

Aksident tragjik në Vlorë/ Dy të vd*kur dhe një i pIagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Kotë, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë….

Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026

Dashi Do ruani një dialog shume te mire gjate kësaj dite me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do vazhdoje te mbetet e ngrohte. Beqaret do vazhdojnë ta…

Zodiaku Ekstrem: Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë këtë javë [23.03 – 29.03.2026]

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, energji krijuese dhe ndryshime në prag. “Do’s” dhe “Don’ts” e kësaj jave…

Pikëlluese! Porta e futbollit bie mbi të, humb j etën 7-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Erlangen, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para…

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet një pallat dhe disa banesa; të pl agosur dhe dhjetëra të..

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtime në disa banesa përreth, si dhe panik mes…

Ardit Çuni tregon si zbuloi tradhtinë nga ish partnerja: Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar!

Këngëtari Ardit Çuni ka ndarë së fundmi detaje të panjohura nga jeta e tij personale, duke folur hapur për një nga momentet më të vështira që ka…