E papritur! Lë ndeshjen me Anglinë! Edi Rama niset me URGJENCË drejt Brukselit

Kryeministri Rama niset pasditen e sotme drejt Brukselit për konferencën e 7-të ndërqeveritare dhe çeljen e grupkapitullit të fundit me BE-në “Bujqësia dhe Kohezioni”. Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Rama do ulet në tryezën e punës me BE-në nesër rreth orës 8:00, ndërsa në orën 9:15 është parashikuar të mbahet konferenca e përbashkët mes Kryeministrit Rama dhe komisioneres Marta Kos.

Shqipëria ka hapur deri më tani 5 nga 6 grupkapituj, Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm si dhe Konkurrueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse si dhe Axhendën e Gjelbër. Më 19 korrik të 2022-shit Shqipëria u ul në konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në duke çelur zyrtarisht negociatat. Më 15 tetor 2024-ës, nën drejtimin e presidencës hungareze, në Luksemburg do të mbahej konferenca e dytë ndërqeveritare ku Shqipëria çeli negociatat për grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, të ashtuquajturin “Themeloret”.

2 muaj më pas në 17 dhjetor të 2024-ës, sërish nën drejtimin e presidencën hungareze nisën bisedimet për grupkapitullin e dytë, atë të marrëdhënieve me jashtë. Ndërsa në prill dhe maj të 2025-s, Shqipëria çeli dy grupkapitujt e radhës, atë të “Tregut të brendshëm” dhe “Konkurrueshmëria e rritja gjithëpërfshirëse”.

Më 15 shtator, Shqipëria u ul në konferencën e gjashtë ndërqeveritare ku çeli zyrtarisht bisedime për grupkapitullin e “Axhendës së Gjelbër”, ndërsa ajo e radhës konferenca e shtatë do të jetë e fundit, për t’i hapur rrugën mbylljes së 6 grupkapitujve, me ambicien për ta përfunduar këtë proces teknik deri në vitin 2027. Shqipëria do të kalojë më pas në një proces të gjatë politik, për të marrë dritën jeshilë nga 27 parlamentet e vendeve të Bashkimit Evropian.

Brukseli është optimist se brenda 2030-ës Shqipëria do të realizojë integrimin në union, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama e ka shpallur anëtarësimin në BE prioritet të mandatit të katërt qeverisës.

Related Posts

Arratisja ne Durres? Klodiana LALA nxjerr detajin SH0KUES qe nuk e paskemi ditur

Gazetarja Klodiana Lala duke analizuar arratisjen e Altin Ndocit, deklaroi se gjatë shoqërimit në Spitalin Rajonal të Durrësit nuk është zbatuar protokolli. Më teja ajo hodhi akuza…

Do ta mbyllin Janarin me XHEPAT PLOT! Ja 3 shenjat qe FATI i pêrqafon

Pas 14 janarit 2026, të tre shenjat e zodiakut mund të presin një përmirësim të ndjeshëm në jetë, sepse hëna e re në rënie në Akrep sjell…

Rekord AB0RTESH në këtë shtet, afro 300 mijë raste brenda një viti

Një raport i publikuar sot nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social ka konfirmuar se viti 2023 ka shënuar numrin më të lartë të aborteve të regjistruara…

Momenti i frikshëm kur vinçi shembet në autostradën “Rama 2” dhe zë poshtë makinat

Një vinç ndërtimi është shembur të enjten pranë kryeqytetit Bangkok në Tajlandë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Ngjarja ka ndodhur në provincën Samut Sakhon, gjatë punimeve…

Aksident me vd*kje në KRYEQYTET. Ka dhe 4 të pIagosur

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në mbrëmje në rrugën Komoran–Carralevë, në…

VIDEO – Aksidenti sonte në Durrës, makina ‘fluturoi’ nga Ura e Dajlanit. Një vajzë dyshohet se ka vd*kur

Aksidenti që ndodhi sonte pak para mesnate në Durrës, dyshohet se i ka marrë jetën një vajze. Nga policia nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Në vendngjarje…