Mirror/ Ministrja britanike: 700 familje shqiptare me fëmijë do dëbohen nga Anglia!

Londër- Pavarësisht ndryshimit të qeverisë në Londër, duket se për shqiptarët politika e azilit mbetet e njëjtë. Ata që menduan se largimi i Suella Braverman do t’i jepte fund retorikës së ashpër ndaj emigrantëve nga Shqipëria, sot ndihen të zhgënjyer. Kërkohej nga Maqedonia e Veriut për falsifikim monedhash, arrestohet në Tiranë 36-vjeçari

Pasuese e saj në Ministrinë e Brendshme, laburistja Shabana Mahmood, vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës, ka prezantuar planin më të gjerë të ristrukturimit të sistemit të azilit në 40 vitet e fundit dhe në qendër të tij janë pikërisht rreth 700 familje shqiptare, të cilave u është refuzuar kërkesa për azil.

“Për shembull, ka rreth 700 familje shqiptare, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, megjithatë, largimi i tyre nuk po zbatohet aktualisht nga Ministria e Brendshme, pavarësisht se Shqipëria ka një standard të artë bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar për kthimet dhe është nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne do të nisim një konsultim mbi procesin e zbatimit të largimit të familjeve, përfshirë fëmijët”, deklaroi një ditë më parë në parlament Shabana Mahmood, teksa tregoi ndryshimet drastike të ligjit të emigracionit.

Masat kanë shkaktuar shqetësim edhe brenda vetë Partisë Laburiste, që pranojnë se deportimi i fëmijëve dhe familjeve konsiderohet “i dhimbshëm dhe politikisht delikat”.

Pavarësisht se Shqipëria vlerësohet nga Mbretëria e Bashkuar si një partner i besueshëm në rikthimin e shtetasve, vendi ynë është rikthyer në qendër të debatit britanik për migracionin./Mirror

Related Posts

Aksident tragjik në Vlorë/ Dy të vd*kur dhe një i pIagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Kotë, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë….

Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026

Dashi Do ruani një dialog shume te mire gjate kësaj dite me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do vazhdoje te mbetet e ngrohte. Beqaret do vazhdojnë ta…

Zodiaku Ekstrem: Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë këtë javë [23.03 – 29.03.2026]

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, energji krijuese dhe ndryshime në prag. “Do’s” dhe “Don’ts” e kësaj jave…

Pikëlluese! Porta e futbollit bie mbi të, humb j etën 7-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Erlangen, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para…

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet një pallat dhe disa banesa; të pl agosur dhe dhjetëra të..

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtime në disa banesa përreth, si dhe panik mes…

Ardit Çuni tregon si zbuloi tradhtinë nga ish partnerja: Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar!

Këngëtari Ardit Çuni ka ndarë së fundmi detaje të panjohura nga jeta e tij personale, duke folur hapur për një nga momentet më të vështira që ka…