Vr*sja e Egli Progës, paaftësia e Prokurorisë së Korçës liron vr*sësit e dyshuar nga qelia

Pesëmbëdhjetë muaj pas vrasjes brutale të Egli Progës në Pogradec, drejtësia shqiptare vijon të dështojë në mënyrë të pashpjegueshme. Sot, asnjë nga pesë personat e akuzuar nuk ndodhet pas hekurave. Madje, vetëm tre ditë më parë, me vendim të Gjykatës së Korçës, edhe dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen, Leonidha Guçe dhe Denis Meçe, lanë qelinë, jo për mungesë provash, por sepse Prokuroria e Korçës ka tejkaluar afatet ligjore, duke ia servirur mbrojtjes një arsye të fortë për ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata u detyrua t’i vendosë në arrest shtëpie, një masë që i lejon të ndjekin hetimet në liri, edhe pse akuzohen për “vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë, Arjan Manellari dhe vëllezërit Voltan dhe Andi Shkulaku, të akuzuar për moskallëzim krimi, prej kohësh hetohen vetëm nën masën “detyrim paraqitjeje”. Praktikisht, çështja që tronditi opinionin publik është shkrirë mes neglizhencës, zvarritjeve dhe paaftësive procedurale.

Prokuroria e Korçës ka 15 muaj që “heton” një vrasje të filmuar, por dosja vazhdon të ngecë në një pikë absurde: rikuperimin e pamjeve të sigurisë të sekuestruara nga lokali “Stropcka”. Një pjesë e tyre rezultoi e fshirë, dyshohet nga pronari i lokalit Voltan Shkulaku dhe nga Leonidha Guçe e Arjan Manellari, duke përdorur madje një virus kompjuterik dhe janë dërguar jashtë Shqipërisë për ekspertizë. Kjo vonesë e pajustifikuar është bërë themeli i lirimit nga paraburgimi të dy të dyshuarve kryesorë.

Vetë Prokuroria, në vend që të siguronte prova të plota që në fillim, pranoi 9 muaj pas ngjarjes se Leonidha Guçe jo vetëm ishte prezent, por kishte marrë pjesë drejtpërdrejt në dhunimin e Egli Progës brenda lokalit, ndërsa Denis Meçe e goditi jashtë, duke i shkaktuar përplasjen fatale të kokës në një makinë të parkuar dhe në asfalt. Hemorragjia në cipën e trurit dhe dëmtimet e tjera të rënda rezultuan fatale.

Ngjarja shkaktoi zemërim të madh publik: qytetarët në Pogradec dolën në protesta me qirinj dhe fotot e Egli Progës në duar, duke kërkuar drejtësi për një baba të dy fëmijëve, i cili humbi jetën në mënyrë brutale. Por sot, ndërsa familja kërkon të vërtetën, përgjegjësia për këtë zvarritje që po i jep frymëmarrje të akuzuarve bie mbi Prokurorinë e Korçës, e cila nuk ka arritur të garantojë një hetim të shpejtë, të plotë dhe profesional.

Related Posts

Aksident tragjik në Vlorë/ Dy të vd*kur dhe një i pIagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Kotë, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë….

Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026

Dashi Do ruani një dialog shume te mire gjate kësaj dite me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do vazhdoje te mbetet e ngrohte. Beqaret do vazhdojnë ta…

Zodiaku Ekstrem: Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë këtë javë [23.03 – 29.03.2026]

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, energji krijuese dhe ndryshime në prag. “Do’s” dhe “Don’ts” e kësaj jave…

Pikëlluese! Porta e futbollit bie mbi të, humb j etën 7-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Erlangen, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para…

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet një pallat dhe disa banesa; të pl agosur dhe dhjetëra të..

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtime në disa banesa përreth, si dhe panik mes…

Ardit Çuni tregon si zbuloi tradhtinë nga ish partnerja: Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar!

Këngëtari Ardit Çuni ka ndarë së fundmi detaje të panjohura nga jeta e tij personale, duke folur hapur për një nga momentet më të vështira që ka…