U*gjente! Përmbytjet paralizojnë vendin/ Shkollat mbyllen, autoritetet paralajmërojnë: Ora kr*tike nuk ka mbërritur

Reshje të mëdha shiu, të parashikuara për sot e nesër në Kosovë kanë nxitur autoritetet atje të japin alarmin për rrezikun e përmbytjeve. Shirat e rrëmbyer mbrëmjen e së hënës detyruan zyrtarët në kryeqytetin Prishtinë ta anulojnë mësimin e ditës së martë.

Drejtoria e Arsimit njoftoi prindërit në Facebook se anulimi i mësimit u vendos si masë parandaluese. Instituti Hidrometeorologji i Kosovës njoftoi që dje se vendi do të përballet me reshje shiu gjatë dy ditëve në vijim, të cilat në disa zona pritet të jenë të intensitetit të lartë.

“Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të befasishme uji në disa pjesë të vendit”, thuhet në njoftimin e institutit, ku nuk jepen më shumë hollësi.

Edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” paralajmëroi se ekziston një rrezik i shtuar për vërshime në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë ditës. Ajo u bëri thirrje qytetarëve t’i shmangin lëvizjet në afërsi lumenjve dhe kanaleve vaditëse.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, u kërkoi qytetarëve të kenë kujdes gjatë qarkullimit dhe t’i shmangin zonat me rrezik përmbytjesh. Kosova është përballur me një seri përmbytjesh vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, ka kontribuar ndjeshëm në përmbytjen e shumë zonave të vendit.

Related Posts

85 mijë vende pune për të huajt/ Ky vend “hap dyert” për punësim me paga deri në 6.500 euro

vicra po përgatitet të marrë mijëra punëtorë të huaj pas mungesës së vazhdueshme të stafit të kualifikuar që prej vitit 2020. Spitalet, hotelet dhe zyrat e inxhinierisë…

Na paskan m*shtruar?? Redon Makashi zbulon arsyen e vertete te ndarjes se Mires me Shpetim Saracin

Kengetari Redon Makashi i pyetur në lidhje se si këngëtarja e mirënjohur Mira Konci u bë pjesë e grupit të çunave të atyre viteve, u përgjigj: “Ti…

Aksident tragjik, autobusi del nga rruga dhe bie në greminë! Të paktën 21 të vd*kur e 40 të pl*gosur

Autoritetet ekuadoriane konfirmuan të hënën se të paktën 21 persona u vranë dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën pasi një autobus doli nga rruga…

Tjeter tr*nditje, vr*tet burri pas sherrit në trafik

Athinë, Greqi – Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme lagjen Neos Kosmos të Athinës, ku një 58-vjeçar grek humbi jetën si pasojë e rrahjes…

Granit Xhakës i ndodh gjeja e rëndê në stadiumin e Prishtinës, nuk e priste kurrë (Video)

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër, e fundit për kualifikim në Botëror. Por, ajo çka po befason në këtë ndeshje që po zhvillohet me ritëm…

Shqipëria pranë botërorit, por LAJMI I MADH vjen nga përtej oqeanit! Trump: Vizat për..

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka prezantuar një iniciativë të re që synon përshpejtimin e procesit të vizave për të gjithë vizitorët që planifikojnë të…