“Lubi Balluku vodhi 50 milionë euro”- Berisha: Skandal edhe me aeroportin e Vlorës! Mua më thërrasin për 21 janarin pas 13 vitesh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga jashtë ambienteve të SPAK tha se Lubi Balluku vodhi 50 milionë euro me tunelin e Llogarasë, ndërsa skandal është edhe aeroporti i Vlorës.

Berisha tha se per te larguar vëmendjen nga skandalet e qeverisë, e thërrasin në SPAK pas 13 vitesh, ne një kohë që siç shprehet ai “duhej te ishte thirrur qe ne ditet e para”.

“Një procedurë është krejtësisht diskrete, që nuk ka asnjë lidhje as me mediat, as me publikun, ua jep përpara medieve përpara se të më japë mua.

Dhe bën për hir të Lubi Ballukut dhe Ramaduros, bën 2-3 javë duke furnizuar studiot e televizioneve të kontrolluara nga qeveria që të mos bëjnë debate për vjedhjen e 50 milionë eurove nga Lubi Balluku dhe Edi Rama vetëm në tunelin e Llogarasë, pa thënë skandalin tjetër të aeroportit të Vlorës, por të merren se Sali Berishën e kanë thirrur pas 13 vitesh për të dëshmuar për një gjë, për të cilën në vlerësimin tim, duhej thirrur që ditën e parë të hetimeve pa asnjë lloj hezitimi.

Unë isha njeriu i rrethuar, njeriu që dritaret iu gjuajtën me gurë, njeriu që u kërkua të përmbyset pushteti i tij, iu kërkua të largohet ose do kalohet mbi kufoma. Këto janë të dokumentuara.

Dhe që kishte dalë nga një palë zgjedhje që kishin plotësuar standardet kryesore ndërkombëtare të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e lira.Por Edi Rama me epshet e pushtetit kërkonte të përmbyste”, tha Berisha.

Related Posts

Aksident tragjik në Vlorë/ Dy të vd*kur dhe një i pIagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Kotë, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë….

Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026

Dashi Do ruani një dialog shume te mire gjate kësaj dite me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do vazhdoje te mbetet e ngrohte. Beqaret do vazhdojnë ta…

Zodiaku Ekstrem: Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë këtë javë [23.03 – 29.03.2026]

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, energji krijuese dhe ndryshime në prag. “Do’s” dhe “Don’ts” e kësaj jave…

Pikëlluese! Porta e futbollit bie mbi të, humb j etën 7-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Erlangen, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para…

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet një pallat dhe disa banesa; të pl agosur dhe dhjetëra të..

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtime në disa banesa përreth, si dhe panik mes…

Ardit Çuni tregon si zbuloi tradhtinë nga ish partnerja: Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar!

Këngëtari Ardit Çuni ka ndarë së fundmi detaje të panjohura nga jeta e tij personale, duke folur hapur për një nga momentet më të vështira që ka…