Qeveria ‘hap thesin’, ja ku do të shkojnë 8.9 miliardë euro në 2026

Buxheti i vitit 2026 është më i larti i akorduar ndonjëherë. Referuar drafti, të ardhurat buxhetore të cilat bazohen në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi programohen në rreth 8.5 miliardë euro dhe shpenzimet buxhetore në rreth 8.9 miliardë euro ose rreth 31.9% e PBB duke rezultuar rreth 550 milionë euro më shumë se plani i rishikuar i vitit 2025. Ndërsa deficiti qëndron në 2.3 % PBB, në të njëjtin nivel të pritshëm për 2025.

Një fokus të veçantë në buxhet kanë politikat sociale. Qeveria parashikon për vitin 2026 një rritje të ndjeshme të shpenzimeve sociale. Konkretisht 100 milionë euro do të destinohen për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve.

Krahas kësaj politike, parashikohet financimi i plotë i efektit të rritjes së pagës minimale prej 50 mijë lekë në muaj.

Për herë të parë, parashikohet edhe indeksimi i pagave të administratës publike në masën 2.5% duke filluar nga data 1 janar 2026.

Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në rreth 1.9 miliardë euro, ndërsa fondi për rindërtimin do jetë në 50 milionë euro.

Për 11 kontrata koncesionare do të shpenzohen 120 milionë euro, një ulje e lehtë krahasuar me 123 milionë eurot e këtij viti.

Referuar projektbuxhetit të miratuar në qeveri dhe depozituar për diskutim në Kuvend, edhe për vitin e ardhshëm, sektorët prioritarë, si shëndetësia dhe mbrojtja sociale, infrastruktura dhe energjinë, arsimi, ushtria do të jenë ndër më të financuarit.

Sa i takon fondeve të shpërndara sipas institucioneve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale merr pjesën më të madhe të “tortës buxhetore”, afro 853 milionë euro në vitin 2026, ku veç pagave të bluzave të bardha përfshihen edhe investimet e parashikuara në këtë sektor.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të ketë një buxhet prej 800 milionë eurosh, duke u fokusuar më së shumti në investimet në projekte të ndryshme rrugore dhe hekurudhore.

Ministrisë së arsimit i është dedikuar një buxhet prej 680 milionë eurosh, në të cilin përfshihen pagat për mësuesit si dhe investimet e parashikuara në këtë sektor.

Një peshë të rëndësishme në buxhet zë edhe Ministri a Mbrojtjes, me një buxhet total prej rreth 610 milionë euro, ku pjesa më e madhe shkon për forcat e luftimit dhe në përmbushje të detyrimit që ka Shqipëria në kuadër të NATO-s për një buxhet mbi nivelin 2% të PBB-së.

Related Posts

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…

Në kërkim ndërkombëtar për v(r)asje, arrestohet 27-vjeçari shqiptar

KOSOVË – Një 27-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Danimarka, është arrestuar nga policia kosovare në Prishtinë. I arrestuari është Liridon Fetahi, i cili kërkohej…

Ndjekje si në film: Arrestohet i riu shqiptar për TRAFlK DR.0GE/ PAMJET

Një 26-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është arrestuar nga policia në Belgjikë, pas një ndjekjeje të gjatë që përfshiu edhe ndërhyrjen e një helikopteri. Sipas mediave të…

Detaje nga ngjarja e rëndë në Kosovë! Policia: Pasi qëlloi një burrë dhe gruan e xhaxhait, e reja qëlloi edhe veten

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac, në Podujevë, ku dy persona…