U shtyp brenda një kamioni mbeturinash, mbahen homazhe për shqiptarin që humbi jetën tragjikisht në Northampton

18 Nëntor 2025 Northampton, Mbretëria e Bashkuar

Komuniteti shqiptar dhe ai lokal në Northampton janë mbledhur për të nderuar kujtimin e 30-vjeçarit Sajmir B., i cili humbi jetën në një aksident të rëndë më 31 tetor, pasi u shtyp brenda një kamioni mbeturinash. I riu kishte hyrë në një kazan për t’u strehuar përkohësisht atë natë, pasi nuk kishte gjetur një vend ku të qëndronte.

Pas dëmtimeve të rënda, ai u transportua në Spitalin Universitar Coventry, ku ndërroi jetë më 6 nëntor. Koronerja Anne Pember konfirmoi se shkaku i vdekjes ishte dështimi i shumëfishtë i organeve për shkak të shtypjes. Hetimi përfundimtar është caktuar të zhvillohet më 29 prill.

Trupi i Sajmirit është kthyer tashmë në Shqipëri, ku familjarët kanë kryer ceremoninë e varrimit. Të njohurit e përshkruajnë të riun si punëtor, të sjellshëm dhe jo person që flinte zakonisht në rrugë, por që atë natë kishte mbetur i pastrehë.

Ata i bënë thirrje kompanive të menaxhimit të mbeturinave të kontrollojnë kazanet para ngarkimit, për të shmangur tragjedi të ngjashme. Kompania Veolia, që operonte kamionin, shprehu keqardhje të thellë dhe deklaroi se shoferi ka vepruar sipas protokolleve të sigurisë.

Policia britanike bëri të ditur se nuk ka prova për rrethana të dyshimta, ndërsa kompania theksoi se raste të tilla shtohen zakonisht në periudhën e dimrit, duke apeluar për rritje të ndërgjegjësimit ndaj personave që kërkojnë strehë në kazanë mbeturinash.

Related Posts

Horoskopi JAVOR (1-8 Mars 2026): Parashikimi dhe renditja për të gjitha shenjat sipas FATIT

Lajmi i madh në renditjen e kësaj jave të shenjave më me fat të zodiakut është kalimi i Marsit në shenjën e Peshqve, ndërsa Afërdita po përgatitet…

💖H0T very H0T💖

Vd*kja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale:…

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset: rreth 50 të plagosur, ka dhe viktima..

Një aksident tragjik ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat pasditen e së premtes, më 27 shkurt, në segmentin mes Piazza…

Khamenei humb kontaktet, mediat izraelite: Mund të jetë v(r)arë!

Mediat izraelite po raportojnë se sulmet e fundit ajrore të koordinuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në Irani kanë synuar edhe Udhëheqësin…

Gjendet një kovë me përzierje kimike në Vlorë: E rrezikshme, mund të shpërthejë

Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm…