Gazetari Robert Papa paralajmëron arr*stimin e Edi Ramës, ja informacionet që kanë në duar amerikanët

Nga Robert Papa

Informacionet e gazetarit të njohur, Robert Papa kanë sjellë sërish në qendër të debatit politik marrëdhënien mes qeverisë shqiptare, SHBA-ve dhe zhvillimeve më të fundit në hetimet e SPAK-ut për zv/kryeministren e pezulluar Belinda Balluku. Papa ndalet te mënyra se si qeveris Edi Rama, te ndikimi i tij mbi institucionet dhe te informacionet që, sipas tij, disponojnë amerikanët. “A e keni vënë re fjalorin rrugaçëror, ordiner, mediokër? Si mund të drejtohet një shtet kështu, me mesazhe, me sharje, “palloshë,” “trap,” fjalë të tjera ofenduese ndaj njëri-tjetrit? Jam krenar për kasetat e para të “Fokusit.”

I pari që hyra, ju tregova shqiptarëve thashethemet e bllokut, orgjitë e bllokut, prapaskenat, thikat, vrasjet, helmet. Më duket sikur skenat janë të njëjta.

Tetë orë në zyrën e Mehmet Shehut: thika, helme, tortura psikologjike, presione, trysni. Mos vallë Rama ka blerë Gjykatën Kushtetuese duke bërë shantazh? Kështu lloj figurinash s’kanë pse të kërkojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Nuk ka pse Gjykata Kushtetuese ta marrë këtë çështje, sepse modeli i Bangladeshit, i Gruevskit, i pranverës arabe mund t’i ngjasojë. Dhe kur janë me mijëra nxënës shqiptarë të arsimuar nëpër botë, në Europë, në Amerikë, kudo, me doktorata, inxhinierë, arkitektë, doktorë, si mund të vësh zëvendës kryeministre dikë që nuk ka shkollë, që ka mashtruar? Media kontrollohet prej tij dhe mesazhet që dalin natyrisht kontrollohen. Pse nuk dalin mesazhet me Ramën ku ka investime miliona dollarë? Nuk diskutohet pjesa e luanit që është për Ali Babën”, shprehet Robert Papa.

Arrestimi i mundshëm i Ramës

Ai komenton edhe mundësinë e një përballjeje të Ramës me drejtësinë, duke sjellë argumentet dhe shembujt që, sipas tij, ekspozojnë kryeministrin përballë zhvillimeve të reja. “Shumë njerëz më pyesin: “Do arrestohet ky?”

Po, dhe mund të arrestohet. Dhe diçka ka ndodhur. Unë e di që ju prisni që të vijë gjithçka nga mrekullia, të vijë nga Amerika. Unë e di që Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet SPAK-un. Kaq mjafton. Në qoftë se SPAK-u në kohën e Yuri Kim-it ishte selektiv dhe nuk shkonte te Palloshi i lartë dhe te Lubia, ky do të shkojë. Dhe ai “pit stop-i” i Dumanit në departament, por dhe personi që zëvendësoi Eskobarin, që injoroi Ramën, Peleshin, Spiropalin kur erdhi.

Natyrisht që nuk ka biseduar për motin, për klimën, për ndotjen, kur kanë shkuar në zyrën e SPAK-ut. Amerikanët janë të interesuar që mos preket siguria kombëtare dhe trafiqet. Ramës sapo i dolën shumë probleme me Sinaloan. Ka transferta të mëdha financiare në Manhatan nga njerëzit që kanë qenë afër Ramës dhe Lubisë (Ballukut). Kash Patel i di. Don Bonxhino i di. Rama të mos ketë frikë. Kishte planifikuar një ndalesë në Manhattan, sepse kishte pronotuar hotelin. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të vijë më vonë, se kryeministër është. Ai ka imunitet dhe unë nuk besoj se do të ndodhë si shkrimi i Ëashington Examiner që thoshte Rama si Noriega apo Erdogan.

Zoti Rama ka dëshirë të qëndrojë i përjetshëm si Erdogan. Unë e di. Por nuk mund të qëndrojë në këtë mënyrë kur i bien të gjithë. Korrupsioni është fjalë përkëdhelëse për Ramën. Nuk është korrupsion; është vjedhje, kusari, arbitraritet miliona e miliona. Ç’është ky ligj? Pesë vjet burg? Dumani mund të bëjë verifikimin e pasurisë. Janë miliona. Ata i dinë llogaritë. Për mendimin tim, korrupsioni i fondeve publike duhet të ketë dënim maksimal. Po kur ka fakte që vërtetohet, pse jo? Nuk jemi anëtar i BE-së, Amerika e ka.

Nuk ndodh ndryshe.Një qeveri që ka favorizuar drogën, që i ka dhuruar me qindra milionë dollarë taksa të munguara oligarkëve, duke i hequr nga pensionistët, mësuesit, arsimtarët, doktorët, inxhinierët, dhe ofendon gjithkënd. E dini ju se sa mijëra shqiptarë të suksesshëm ka nëpër botë? Unë, në Amerikë, jam i sigurt: arkitektë, inxhinierë, doktorë, dentistë, që tentojnë të hyjnë në politikë . Dhe ti merr dikë nga Greqia. Nuk është turp që ka punuar babysitter dhe pastruese, dhe e bën zëvendës kryeministër pa diplomë. Dhe 1 milion vetë ikin.

Unë e di që gjithkush shpreson goditjen amerikane, por Trumpi është impenjuar shumë me Gazën. Edhe atje duket se s’ka sukses. Me Ukrainën, që është një plan me 28 pika, dhe Rubio ka bërë gafën e radhës kur u ka thënë senatorëve që plani është rus, ne vetëm e kemi aprovuar”, thotë ndër të tjera Robert Papa.

Related Posts

Moti i keq përfshin Shqipërinë, meteorologu jep lajmin e mirë: Ja kur do të largohen reshjet

Teksa vendi ynë është përfshirë nga moti i keq ditët e fundit, duket se reshjet do të vijojnë të jenë prezente edhe përgjatë ditës së nesërme. Meteorologu…

Auron Tare: Për “pikën e voçkël” të Mirela Kumbaros duhen futur njerëz në burg

Studiuesi Auron Tare për abuzimet e ndërtimeve në bregdetin e jugut e veçanërisht në Gjirin e Manastirit që kanë sjellë edhe shkatërrimin e trashëgimisë arkeologjike, duke lejuar…

Tr*gjedia me e madhe ndër vite, ka shumë vik*ima

Hong Kong – Një valë e thellë zisë ka pushtuar Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, pas një zjarri masiv dhe shkatërrues që ka përfshirë disa…

“Ku janë lekët!”- Nusja vrau vjehrrën pasi i vodhi paratë, publikohet përgjimi me fjalët e fundit të 75-vjeçares: Merr çfarë të duash dhe më lër të jetoj

Autoritetet greke kanë publikuar një video me kohëzgjatje rreth 35 minuta, në të cilën janë regjistruar fjalët e fundit të 75-vjeçares që u vra nga nusja e…

“Mos u opero, mos bëj biopsi”/ Pacientja me ka ncer vd es pasi ndoqi mjekun popullor

Në Tiranë, një denoncim i mbërritur në emisionin “Stop” në Tv Klan ngre dyshime se farmacia bimore “Elif”, e drejtuar nga Hekuran Çela dhe i biri, u…

“Motra, s’më ktheve përgjigje…”/ Poni poston mesazhet e fundit me Shpat Kasapin, rrënqeth me fjalet

Ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi ka tronditur thellë kolegët e tij, mes të cilëve edhe këngëtaren e njohur Poni, e cila ka ndarë…