Skip to content

Një Dhjetor i ashpër dhe i ftohtë! IGJEMU bënë paralajmërimin ‘Kujdes nga e Hëna dhe mbrapa, priten…’

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për situatën metorologjike për të dielën pasdite dhe ditën e hënë. Sipas të dhënave, muaji dhjetor do të nisë me një ulje temperaturash, krahasuar me javën e fundit të nëntorit, teksa shanset që të ketë reshje shiu janë më të ulëta.

Po ashtu, parashikohet që e hëna të shoqërohet me erë që pritet të fryje me intensitet mesatar. Sot pasdite priten reshje të dobëta në qarqet Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta. Nesër (e hënë, datë 1 dhjetor) nuk priten reshje.

Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në vendet e ulëta: 4 / 15 °C. Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare

Published inTë fundit