Skip to content

Vr*sja e Ilaria Sulës: Nëna e autorit dënohet me vetëm me 2 vite burg me kusht

Tiranë, 1 Dhjetor 2025/ Një gjykatë ka dënuar me dy vite burg me kusht Nosr Manlapaz, nëna e 23-vjeçarit Mark Samson, i cili vrau ish-të dashurën e tij shqiptare, Ilaria Sula, më 26 mars. Ajo u gjet fajtore për fshehjen e trupit të viktimës pas pranimit të fajësisë.

Seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të fillojë më 9 dhjetor.
Babai i Ilarias, Flamur Sula, tha se për familjen e tij ky vendim nuk përbën drejtësi: “U shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam. Një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta nuk mund të quhet drejtësi. Një person që pastroi gjaakun e vajzës sime duke e hedhur në tualet, nuk mund të mbrohet nga një dënim kaq i lehtë.”

Published inTë fundit