Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka vendosur një dysheme pagash në lidhje me sektorin e ndërtimit, ku nuk do të ketë pagesa nën 80 mijë lekë të rinj. Administrata Tatimore i bën thirrje subjekteve që të sigurojnë deklarimin korrekt të pagave, për të shmangur kontrollet e thelluara dhe masat administrative që parashikon ligji.
Apeli u drejtohet të gjithë biznesmenëve dhe ndërtuesve të sektorit, që të bëjnë deklarimin e plotë dhe të saktë të pagave, duke pasur parasysh informalitetin dhe deklarimin e pagesës mujore.
Në kuadër të planit sektorial të ndërtimit dhe për të luftuar informalitetin në pagat e punonjësve, fokusi i Administratës Tatimore nga dhjetori 2025 e në vijim do të jetë ndërtimi, kryesisht në:
– Subjektet që deklarojnë paga më të ulëta se pagat indikative të publikuara nga Tatimet;
– Subjektet kur ndryshimi i profesionit përdoret për të ulur artificialisht nivelin e pagës.
Në listën e pagave indikative për sektorin e ndërtimit, paga më e ulët është ajo e sanitarit, 600 mijë lekë të vjetra, më pas bojaxhinjtë dhe pllakaxhinjtë, me 850 mijë dhe 900 mijë lekë, ndërsa pagat më të larta janë për arkitektët dhe menaxherët.
Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do të ketë si element krahasues pagat indikative të profesioneve në sektorin e ndërtimit sipas tabelës së mëposhtme.
Në kuadër të zbatimit të planit sektorial të ndërtimit dhe rritjes së pagesave për sigurimet shoqërore në funksion të rritjes së pensioneve, Administrata Tatimore informon të gjithë tatimpaguesit e këtij sektori se do të analizohen pagat e punonjësve të deklaruar në listëpagesat e këtij sektori.
Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do të ketë si element krahasues pagat indikative të profesioneve në sektorin e ndërtimit sipas tabelës bashkëlidhur këtij njoftimi. Kujdes.
PAGA
Çdo tatimpagues që pagën e punonjësit të tij të deklaruar, për profesionet e sipërpërmendura ose të ngjashme me to, do ta ketë nën nivelin e pagës indikative, dhe që ndryshon profesionin me qëllim kategorizimin në pagën më të vogël do të konsiderohet me risk dhe do të jetë objekt kontrolli nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore,