Media meksikane, në një dosier i rikthehet mafias shqiptare dhe lidhjeve të saj me politikën e pushtetin.
Luftar Hysa pjesë e kartelit “Sinaloa” në Meksikë, është nyja lidhëse edhe me kryeministrin Edi Rama, të cilin ai e ka takuar, e më pas bizneset e tij, nën akuza federale, pastrimi miliona eurosh, morën një tjetër zhvillim në Shqipëri.
Kur shtypi më herët zbuloi lidhjet e kartelit me bandën shqiptare, Rama u hodh në mbrojtje agresive të miqve të tij të “ndershëm” që ai kishte pritur në zyrë me personin B, këshilltarin e tij, në historinë e dosjes së Charles.
Vajti deri në rrjedhjen psikike të zakonshme kur përballet më të vërteta djegëse, sa tha se …”doli një artikull atje dhe mbushet gjithë rrjeti i kanaleve të vatanit këtu me një llumhane që nuk di si i bëhet për ta frenuar”.
E vërteta vonon por nuk harron. Kanalet e llumhanevë paskan pasur të drejtë, ndërsa shënjestra e tyre jo. Kur gazetari italian i Rai Tre e pyeti KM rrëfeu një histori bajate biznesi si sportelist informacioni për taksat e mjedisin.
Hysa sipas hetimit të Washingtoni ishte pjesë e një rrjeti kazinosh të pastrimit të parave, në lidhje me kartelin e drogës. Kjo solli nga presioni amerikan të mbyllen mbi 10 kazino në Meksikë, ku u prekën edhe bizneset e lojërave të fatit të familjes Hysa, si akuzë për lidhjet me trafikun.
Media meksikane shkruan mes të tjerash se, “në mes të kaosit, mësuan se Ministria e Brendshme po përsëriste të njëjtën manovër me 10 biznese të tjera të së njëjtës familje: një bastisje e sinkronizuar nga Baja California deri në Sinaloa…”
Prokuroria e Përgjithshme me presionin e Shtëpisë së Bardhë, kishte mësyrë dyert e bizneseve të akuzuar, siç pretendonte zyra e kontrollit të aseteve të huaja. Ata, familja Hysa, dyshohen prej vitesh në këtë lidhje me kartelet e pastrimit të parave të kartelit Sinaloa. E tani atje, ato biznese, janë mbyllur me urdhër të presidentit Trump. Mafia shqiptare është nën hetim nga SHBA.
-A e dinte Edi Rama kur priti Luftar Hysën, se kë po priste në zyrë?
-A kërkoi ai informacion për origjinën e bizneseve të tij në Meksikë?
-A kërkoi të dhëna ngaqë prej vitesh ata, familja Hysa, akuzoheshin në disa shtete si pastruesh parash të kartelit ndër më të mëdhenjtë të drogës, me lojëra fati dhe ndërtime ?
Ai kërkoi pikërisht zgjerimin e këtij biznesi. Po agjencitë e tjera të shërbimeve dhe zbatimit të ligjit, asgjë nuk dinin?
-A ishte Rama arsyeja e mbylljes së gojës së tyre?
-Po sot, a ka hetime për këtë sanksion të ndërmarrë tani nga Departamenti i Thesarit, për biznese të mbyllura të këtij rrjeti? Hysaj tashmë është shënjestër e lëvizshme.
Ai tërheq hetuesit kudo ka shkuar e ka përfituar për të ndërtuar skemën e tij të pastrimit. E një nga ndalesat është kryeministri, zyra pritëse e favorizuese më pas.
Ndaj Rama është një nga shënjestrat e Trump në luftën ndaj bandave terroriste të narkotikëve. Kjo u provua edhe në urimet e Trump dhe Rubio ditën e pavarësisë, ku kërkohej cilësisht lufta ndaj krimit të organizuar e karteleve të kokainës e atyre që bashkëpunojnë. E më pas dosjet vetëm shtohen.
-A do të përgjigjet Rama se kush ishte në Aruba në 2019-tën, në samitin e kokainës?
-A do të përgjigjet nëse është takuar me Artur Shehun, një ndër të akuzuarit në shumë dosje të trafikut të drogës, por edhe investitor i madh me leje të Ramës në bregdet?
-A do të pranojë edhe biseda, takime me shumë emra të botës së Mafias vendase e ndërkombëtare, të kthyer më pas në investitorë strategjikë në Shqipëri?
Sky-enchro kanë material të pafundme. Ai, kreu i organmizatës, njëherësh qeverisë, mund të mohojë tashmë gjithçka, sepse është në shenjestër çdo orë të qëndrimit në zyrën e KM. Në atë zyrë të pushtuar nga kokaina.
Një ditë kur përgjime, mesazhe, video, dëshmi, të penduar, të hidhen në tryezën e tij. Balluku ndonëse vjedhje e çmendur marramendëse me dhunë bashkë me shefin, është halli shpartallues. Por është i vogël, krahasuar me shënjestruesin e Shtëpisë së Bardhë nga Uashingtoni.
Ai, është hall i madh i të dyve, i të treve, i të gjithëve.. Organizatë kriminale, është akuzë zyrtare amerikane, e cila do të përkthehet në shqip së shpejti, nga zyra e “përkthimeve” të dosjeve në SPAK,